“Drejtësia” diskutohet më 21 korrik në Kuvend

398
Kuvendi në seancën e sotme plenare ka vendosur që reforma në drejtësi të diskutohet në seancën e 21 korrikut. Kuvendi miratoi të enjten me 71 vota pro, 38 vota kundër dhe asnjë abstenim programin e punës së Kuvendit për periudhën 4-29 korrik, ndërsa me 71 vota pro, 34 vota kundër dhe asnjë abstenim u miratua kalendari i punës për periudhën 4-22 korrik. Opozita e konsideroi futjen në kalendar të reformës ‘pa asnjë bazë kushtetuese’.
“Nuk mund të kemi një kushtetutë që ka në bazë konfliktin” tha deputeti i PD-së,Oerd Bylykbashi, duke sugjeruar tërheqjen e draftit. Por, kryetari i Kuvendit Ilir Meta i kërkoi opozitës që te mos e përsërisë debatin pëe këtë çështje, por të ecim në këtë mënyrë që të fitojmë kohë dhe që ndryshimet kushtetuese të miratohen brenda korrikut. “Kjo na impenjon të gjithëve që të gjejmë konsensus, për të vetmen çështje parimore që pretendon opozita”, u shpreh Meta.
Sigal