“Drejtësia”, BE: Presim që palët të respektojnë angazhimin publik

490
Sigal

Bashkimi Europian edhe një herë i ka bërë apel deputetëve që të respektojnë angazhimin publik, të shprehur një ditë më parë, për votimin e reformës në drejtësi. Në një deklaratë për mediat, BE, tha se sot është një ditë e rëndësishme për të gjithë shqiptarët.

“Sot është një ditë shumë e rëndësishme për qytetarët shqiptarë dhe të gjithë ne presim që Kuvendi do të votojë reformën historike të gjyqësorit.
BE dhe SHBA kanë punuar në partneritet të ngushtë që nga fillimi dhe janë në dakordësi të plotë për të gritha çështjet në diskutim. Ne presim që të gjitha palët të respektojnë angazhimin publik të shprehur dje për të votuar pro reformës”, shprehet BE.