Drafti me tre pika Shqipëri-BE Macovei: E vetmja rrugë integrimi

480
Pas dy ditësh diskutime në takimin e 8-të ndërparlamentar Shqipëri-BE, Monica Macovei, shefe e delegacionit për Shqipërinë në Parlamentin Europian shprehu sot mbështetjen e plotë të të gjitha palëve politike në PE për procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. 
Macovei në një konferencë për shtyp me nënkryetarin e komisionit të Integrimit, Taulant Balla, tha se në ditën e dytë u zhvilluan diskutime të frytshme me deputetët shqiptarë
“Kemi pasur dy ditë të frytshme, kemi pasur deklarata të shkruara dhe rekomandime. Kemi diskutuar për 5 prioritetet kryce, luftës kundër korrupsionit, refromimit të adminstratës, gjyqësori etj. Gjatë dy ditëve kemi organizuar diskutime konkrete dhe të frytshme. PE mbështet integrimin e Shqipërisë në BE, ne mbështesim procesin e integrimit. Ne kemi ardhur këtu për t’iu ofruar ndihmë dhe suport, jemi pro integrimit të rajonit të Ballkanit. Jemi plotësisht në favor të integrimit, pranimi dhe rruga është një proces që iu shërben njerëzve. Është e rëndësishme që ne të bëjmë më të mirën e mundshme për njerëzit, të mos iu shërbejmë vetëm interesit tonë. Ka tre pika kryesore e deklaratës, mbështesim rrugën e reformave të ndërmarra nga shqipëria, është e rëndësishme të kemi ligje por e rëndësishme është të zbatohen këto ligje. Ne e mendojmë se pranimi i Shqipërisë është e vetmja alternativë për të ardhmen. Një pikë tjetër ka të bëjë me mbështetejen e marrëveshjes së arritur mes partive, marrëveshjen e 24 dhjetorit. Presim të ndërmerren hapa që ky angazhim i përbashkët të bëhet realitet. Duhet të punohet dhe për pesë prioritetet”, deklaroi eurodeputetja Monica Macovey.
Sigal