Drafti i “Venecias”, PD prezanton 8 rekomandimet sintezë

494
Ekspertët e PD për reformën në drejtësi kanë prezantuar sot 8 rekomandimet sintezë që opinioni i Venecias ka prezantuar në lidhje me reformën në drejtësi. Në një komunikim me gazetarët, Enkelejd Alibeaj përi publike 8 rekomandimet.
1-E gjithë skema institucionale e organeve të sistemit të drejtësisë duhet të rishikohet dhe të thtjeshtohet.
2- Të qartësohet se kush është përgjegjës për masat disiplinore për gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese
3- Të qartësohet se vendimet e Gjykatës Kushtetuese të kenë forcë detyruese të përgjithshme.
4-Gjykata Kushtetuese duhet të ketë kompetencë për të shqyrtuar së paku procedurën e miratimit të amendamenteve kushtetuese.
5-Roli i ministrit të Drejtësisë në Inspektoriatin e Lartë të Drejtësisë dhe në KLGJ, ish-KLD duhet të rishikohet për të shmangur konfliktin e interesit që paraqet prezenca e tij.
6-Rregullinet institucionale duhet të rishikohen me qëllim eliminimin e konfliktit të interesit.
7-Ministri i Drejtësisë nuk duhet të marrë pjesë në tribunalin disiplinor.
8-Kushtetuta të përmbajë parimet e përgjithshme që përcaktojnë procesin e emërimit të gjyqtarëve dhe prokurorve bazuar në këto linja kryesore.
Po ashtu Alibeaj tha se opinionet e Komisionit të Venecias janë strukturuar në 136 pika.
Alibeaj: Janë 136 pika të cilat është strukturuar opinioni i Komisionit të Venecias. Keto trajtojnë cështje të ndjeshme ku duhet të strukturohet reforma kushtetuese. Draft amendamentet dhe trajtimet që Komisioni i Veneicas i ka bërë përmbajnë dy shtylla: Regjim të përkohshëm kushtetues dhe një regjim i ri që do të mbiztrojë nga momenti që do miratohet kjo pjesë e kushtetues.
Ndërsa deputeti Eduard Halimi tha se Komisioni i venecias ka detajuar shqetësimet e PD në draft raportin. Ky draft tha Halimi është udhërrëfyesi më i mirë dhe më profesional.
Sigal