‘Drafti i Venecias’/ Meta publikon nesër qëndrimin

572
Sigal

Burime nga Presidenca konfirmojnë se nesër do të bëhet publik qëndrimi i Presidencës për draft-opinionin e Komisionit të Venecias.

Po kështu do bëhen publike dhe pyetjet e Presidentit për Komisionin e Venecias për shterimin përfundimtar të kësaj çështjeje

Kujtojmë këtu se mazhoranca me në krye Edi Ramën ka kërkuar opinion nga Komisioni i Venecia në lidhje me dekretin e presidentit Ilir Meta që shfuqizon datën e zgjedhjeve të 30 qershorit.

Mazhoranca e akuzon presidentin Meta se ka shkelur Kushtetutën dhe duhet shkarkuar, ndërsa në opinionin paraprak Venecia shprehet se presidenti nuk mund të shkarkohet, pasi nuk ka shkelje.