Dr. Vangjel Kasapi/ “Ari shqiptar”, Ministria e Jashtme dhe zv. Ministri Sokrat Plaka”

859
Për problematikën e “Arit shqiptar”, i mbajtur në Britaninë e Madhe mbi 65 vjet, nga pikëpamja historike, politike dhe juridike dhe më me kompetencë njohim diplomat-Juristin ndërkombëtar, Ksenofon Kristafi. Por, meqenëse me çështjen e Arit është angazhuar edhe ish Zv. Ministri Plaka, nga i cili Ksenofoni “Pati fat të madh në jetë që u takua e punoi, duke përfituar nga Sokrati si një nga Profesorët e mëdhenj të diplomacisë sonë”, ndalemi pak për çfarë i takon protagonistit tonë. Sokrati, në dijeni të arit të popullit, nisi të merret si punonjës i Dikasterit të Jashtëm, duke filluar nga qenia në Misionin tonë pranë OKB-së, kur u transferua ambasador sidomos në Jugosllavi dhe posaçërisht me ardhjen në funksionin e Zv. Ministrit, si problem me rëndësi në axhendën që ai përballonte. U bashkua me nismën e Francës përmes pritjes në audiencë të ambasadorit të saj në Tiranë dhe nxiti Ministrin dhe Qeverinë që të viheshin në negociata me Anglinë. Që këndej rrjedh logjika se Sokrati është një nga personazhet e zgjidhjes së çështjes së artit shqiptar. Ky problem mbeti i ndezur, derisa u shua me lidhjen diplomatike të dyanshme (1996).
“Delegacioni i lartë diplomatik shqiptar kishte lënë tavolinën i nervozuar”
Nga fillimi v. 1986, ose 4 vjet pas emërimit të Plakës Zv. Titullar i MPJ, shkruhej se “Shqipëria duket se ka vështirësi në pozicionimin e saj diplomatik me Britaninë e Madhe. Shkak mbetet kthimi i artit shqiptar, i cili mbahet i konfiskuar nga Londra që pas LIIB”. Mirëpo Ministria e Jashtme Britanike i ka mohuar lajmet “Negociatat ishin ndaluar për shkak të një kërkesë të tillë nga pala Shqiptare”. Anglia këtë çështje gangrenë, e kanalizoi në interpretimin se Shqipëria vetë ndjenë vështirësi në kuadër të përmirësimit të marrëdhënieve me shtetet europiane. Sidoqoftë Anglia e Madhe kundrejt Shqipërisë së Vogël quhej më fajtore. Gazeta “Sunday Times”, dhënëse e parë të lajmit për pezullimin e bisedimeve, shtonte se “Delegacioni i lartë diplomatik shqiptar kishte lënë tavolinën i nervozuar”. Edhe nuk përjashtohej, pasi Shqipëria, duke analizuar momentet kur Londra ishte i vetmi shtet pa lidhje diplomatike me Shqipërinë, kishte shfaqur objektivin e ri të politikës së jashtme. Ajo po jepte shembullin e një vullneti në ndërtimin e urave lidhëse mes shteteve europiane. Krahas Gjermanisë Federale. Kësisoj në qershor 1985 rinisën zyrtarisht negociatat Londër-Tiranë. Zv. Ministri Plaka, duke qenë bashkënismëtar me ambasadorin francez, e quante këtë çështje në rend dite dhe mbante të aktivizuar grupin e punës negociues. Ai tatonte pulsin e diplomacisë britanike, veçmas politikën e Kryeministres “Dorë e hekurt” Margaret Theçer dhe kujtonte Ministrin, Qeverinë dhe me përparësi Sekretarin I të KQ, tashmë Ramiz Alinë. Anglia, kur po afrohej fundi shek, XX, po kujdesej që të mos i jepte opinionit detaje, përveç faktit se ato negociata, po zhvilloheshin në një vend (Francë), që përfaqësonte interesat e Londrës. Theçer deklaroi “Zgjidhjen e situatës së vjetër anormale në marrëdhëniet me këtë vend” (Shqipërinë-VK). 

Kësaj oferte MPJ, (nxitës ministri Malile dhe zv. Ministri Plaka), konfirmoi deklaratën e Theçerit, duke “Shtuar se kthimi i arit do t’i hapte një rrugë të re zgjidhje të çështjeve të diskutuara”. Duke iu përmbajtur kërkesës legjitime, kthimit të asaj pasurie popullit shqiptar, 3 vjet më pas (1988) Shqipëria e tregoi edhe një herë se ishte e gatshme të bënte lëshime dhe ra dakord për një raund të ri bisedimesh me britanikët. Po një mbrëmje, krejt papritur, nga Tirana urdhërohet të ndërpriten bisedimet. Zv. Ministri Plaka qëndronte në dije të plotë të gjendjes, por se ç’kishin në kokë udhëheqja Nr. 1, këtë s’mund ta perceptonte. Ndjente keqardhje që po zvarritej më tej, se po nxirreshin justifikime jo racionale, të dëmshme për Shqipërinë etj. motive që s’mund t’i thoshte dot. Gjithsesi Udhëheqja e MPJ, që e çmonte problemin një nga prioritetet funksionale, nuk pushoi në vijimësi dhe e mbajti të ngritur përbërjen e delegacionit (Grupin e Punës). Komunikimet me trepalëshin (Anglinë-Francën-SHBA) vazhdonin. Secila anë priste ndryshime të thella politike, për rrjedhim edhe rishqyrtime për të shkrirë “akullnajën” në marrëdhëniet Shqipëri-Angli. Zv. Ministri ynë, unison me drejtues të MPJ, jepte e merrte në Dikaster dhe sa i lejohej edhe me funksionarë kryesor të KQ, të cilët si mos kompetentë ndikonin negativisht në Kupolë. Sokrati mbeti prezente për të zgjidhur me ç’mund atë çështje shumë të rëndësishme të daljes së RPSH nga ekonomia autarki, që po e rrënonte më thellë gjendjen në Shqipëri. Ai u bë rinxitës për herë të fundit në maj 1992, ku në Romë u arrit një farë kompromisi. Sokratin e nxorën në pension. Bisedimet vijuan më me këmbëngulje derisa u përputhën, më 1998, ndërkohë që lidhjet diplomatike ishin realizuar (1996) si rezultat i vendosjes në Shqipëri të pluripartizmit. Aq sa e lejonte shkalla e sëmundjes, diplomati i madh, ngadalë e zë ulët, zbrazi para fundit pak mendime: “Doja me shpirt dhe egoizëm shqiptaro-profesional që ta përmbushnim atë mision kancerogjen! Bashkë me shokë me autoritet, si Reisi, Ksenofoni etj. dhamë maksimumet. Vangjel takoje edhe nga unë atë mik të çmuar se do të ndihmoj së tepërmi…”. Po… Nga ana jonë është gabuar shumë. Mungesa e tolerancës rëndoi mbi shqiptarët, që ta shihnin dekada më parë Europën, rritjen e mirëqenies. Fundja ajo ditë erdhi. Mirëpo Ksenofoni na mungoi. Zgjidhja e çështjes së arit do të sillte vendosjen e marrëdhënieve diplomatike. Kjo do të ishte për Shqipërinë një hap i jashtëzakonshëm dhe do të shërbente më shumë se ari. U desh viti 1996 që kjo çështje të rinisë rrugën e zgjidhjes. 1998-ta solli edhe dëshirën e delegacionit tonë nëpër vite për t’i sjellë një gëzim këtij populli. Vlera e arit do të ishte episodi i parë politiko-diplomatik, që do ta nxirrte Shqipërinë nga izolimi diplomatik…”.
Këshillimi dhe mendim-marrja me punonjësit e aparatit
Këshillimi dhe mendim-marrja me punonjësit e aparatit, kryesisht me shefat kryesor, bëhej me takime personale, ku formuloheshin qëndrimet për t’u mbajtur ndaj një shteti apo ngjarje të caktuar. Ato kërkonin edhe ezaurimin zyrtar, njoftimin e dokumentuar. Zv. Ministri Plaka sillej me një korrektësi e prudencë shembullore, si një relator që dinte të përzgjidhte temën (çështjet) e parashtrimit për Lartë. Maturia, saktësia e dozat, që duheshin dhënë, përbënin cilësitë e stilit e të lartësisë së atij politikani e diplomati. Me posaçmëri drejtpeshimin: As qetësime e as shqetësime, as alarmim e as nënvlerësim. Që këndej Udhëheqja do të dinte sa duhej miratimi e vendimi i saj. “Dossieri” i informacioneve për “Shokët kryesor” apo “Udhëheqjen” gjendet i përplot me materiale të dokumentuara historike, ku një pjesë e mirë janë firmosur ose sigluar nga Zv. Ministër Sokrati. Raportimet nuk qenë të limituara në kohë, por veprohej lirshëm sa herë shfaqeshin probleme. Nga shumësia, po shkëpusim disa të kaluara në duart e protagonistit tonë të rezervuar, pasi ato mbartnin pesha kombëtare e ndërkombëtare me natyra të ndryshme: – Një dosje me informacione mbi aspekte të ndryshme të gjendjes së rënduar në lidhje me arin, të cilat i nënshtroheshin një studimi nga Drejtoria e Studimeve të Marrëdhënieve Ndërkombëtare.
Sigal