Dr. Qemal Lame/ Selia e Shenjtë shenjtëron shqiptarët

515
Sigal

Papa Françesku e shpalli Nënë Terezën, Gonxhe
Bojaxhi, një shenjtore gjatë një ceremonie kanonizimi para dhjetëra mijëra
besimtarëve të krishterë
e personaliteteve të larta
politike, shkencëtarë, artistë, sportistë etj, në Selinë e Shenjtë, në Vatikan,
më 4. Shtator 2016, në orën 15:06. Nënë Tereza u shenjtërua si shqiptare, nga
Shqipëria, që shkoi me mision dhe kontriboi për njerëzit në nevojë, në Kalkutë,
në Indi, dhe shtriu veprimtarinë e misionit të themeluar prej saj në të gjithë
botën. Papa Françesku deklaroi zyrtarisht e publikisht para të krishterëve dhe
gjithë botës, se: “Mendoj se do ta kemi disi të vështirë ta quajmë atë
Shën Tereza, shenjtëria e saj është kaq pranë nesh. Aq e butë dhe e pasur saqë
spontanisht ne do të vazhdojmë ta quajmë Nënë Tereza. Le të na ndihmojë kjo
punëtore e palodhur të kuptojmë më thellë se kriteri i vetëm për veprim është
dashuria pa shpërblim, liria nga çdo ideologji dhe të gjitha obligimet, që
duhet t’u jepen të gjithëve pa dallim gjuhe, kulture, race apo besimi. Nënë
Tereza gjithmonë thoshte: “Ndoshta nuk flas gjuhën e tyre, por mund t’u buzëqesh”.
Le ta përcjellim buzëqeshjen e saj në zemrat tona dhe t’ua japim atë atyre që
takojmë në rrugëtimin tonë, veçanërisht atyre që vuajnë”, theksoi me
dashuri Papa Françesku në ceremoninë e shenjtërimit të Nënë Terezës.
Shenjtërimi si shqiptare dhe nga Shqipëria i Nënë Terezës, lartëson edhe një
herë nderimin, kontributin dhe vlerat e kombit e të qytetërimi shqiptar në
besimin e krishterë dhe në të gjithë botën. Pas aktit të shenjtërimit, në ditët
në vazhdim, pas një jave, u njoftua, se në një qytezë në Romë, vendi Selisë së
Shenjtë, kisha në ndërtim e sipër do të emërtohet me emrin e Nënë Terezës. Me
këto dy vendime të rëndësisë së veçantë, materializohen në kohën e sotme
moderne të krishterimit, si dhe të qytetërimit evropian e të atij botëror,
kontributi i shqiptarëve për krishterimin dhe shoqërinë njerëzore. Shenjtërimi
i shqiptarëve është pjesë e historisë së krishterimit, ku janë dëshmuar dhe
ruhen me mirënjohje edhe vlerat hyjnore të papëve dhe perandorëve me origjinë
shqiptare.

 

Papët shqiptarë kontribuan për krishterimin dhe
shoqërinë njerëzore

 

Është e njohur, se Selia e Shenjtë ka konfirmuar,
se katër papë janë me gen, me origjinë nga kombësia shqiptare. Sipas
Enciklopedisë së Krishterë dhe veprës gjeniele të Daniele Farlatit “Ilyricum
Sacrum” është dokumentuar e pranuar se kanë qenë 6 papë shqiptarë që drejtuan
Vatikanin. Ata janë Shën Eleuteri, Shën Urbani I, Shën Kai, Shën Pali IV, Papa
Gjoni IV, Papa Sisti V dhe Papa Klementi XI. Papët shqiptarë kanë dhënë
kontribut të madh në Historinë e Krishterimit, në doktrinën e krishterë dhe
përjetësimin e saj në jetën dhe veprimtarinë e përditshme të popujve me besim
të krishterë. Me statusin hyjnor vlerësohen edhe Perandorët ilirë-shqiptarë.
Ata kanë qenë udhëheqës shtetërorë dhe kanë pasur edhe pushtet hyjnor.
Kostandini i Madh, Perandori i sukseshëm ilir-shqiptar, është shenjtëruar për
kontributin e tij të jashtëzakonshëm për legalizimin, zyrtarizimin shtetëror e
realizimin e përjetësimit të besimit dhe të Kishës Katolike në Historinë e
Shoqërisë Njerëzore.

 

Papët me origjinë shqiptare

 

Papët me origjinë shqiptare janë përjetësuar për
përkushtimin e dëshmuar hyjnor në Selinë e Shenjtë dhe në mbarë botën që
identifikohet me krishterimin. Veprimtaria hyjnore e papëve dhe perandorëve
shqiptarë, ka përjetësuar në stadin më të lartë, virtytet dhe vlerat e
qytetërimit të lashtë të kombit tonë shqiptar. Me kontributin e dhënë në
doktrinën e krishterë, papët shqiptarë dëshmuan dhe bindën njerëzimin me vlerat
hyjnore të jetësuara në realitetin e botës e të civilizimit, të bazuar në
zgjuarsinë, aftësinë për të njohur, kuptuat, interpretuar e sjellë në
realitetin e jetës besimin në Zotin e bijtë e tij shenjtorë të dërguar me
misionin hyjnor të krijimit, mbrojtjes, zhvillimit, barazisë pa dallim, gjuhe,
kulture, race, ngjyre e besimi, mirëqënies, solidaritetit, vizionit të
përjetshëm të shoqërisë njerëzore. Figura e vepra hyjnore e papëve shqiptarë ka
vënë në qendër të edukimit e të veprimtarisë personale dhe shoqërore
përkushtimin e ndërgjegjshëm ndaj Zotit e besimit kristian për të motivuar çdo
njeri në vlerat e rëndësinë e jetës e të veprimtarisë konkrete, duke i lidhur
adhurimet hyjnore me realitetin e jetës, me ndjenjat e emocionet e natyrshme
njerëzore, thjeshtësinë, sinqeritetin, dashurinë për jetën, urtësinë, vullnetin,
zgjuarsinë, mbajtjen e premtimit në fjalën e dhënë, e cila njihet si besa e
shqiptarëve, ndihmën ndaj njerëzve në nevojë, mposhtjen e vështirësive,
barazinë, lirinë e fjalës, mendimet e vendimet kurajoze pa u ndikuar nga
interesat politike të njëanshme e të dëmshme për shoqërinë në tërësi, arritjen
e sukseseve për zhvillimin perspektiv e mirëqenien sociale në të mirën e të
gjithëve. Besimi kristian ka hyrë thellë në botwkuptimin dhe ndërgjegjen e
njerëzve, pasi kristianizmi është materializuar edhe me atdhedashurinë e
identitetin kombëtar. Ndjenja hyjnore e krenaria për identitetin fetar e lidhur
ngushtë me përkatësinë kombëtare, i ndërgjegjëson dhe i motivon besimtarët e
krishterë e popujt kudo në botë, të përulen, të nderojnë e të mbajnë si shembull
në veprimtarinë e përditshme, këta njerëz të hyjnizuar si të dërguar dhe
përçues të fjalës së Zotit. Kisha Katolike dhe gjithë besimtarët e krishterë,
nderojnë, kujtojnë, përulen me mirënjohje dhe mbajnë përherë të jetësuar Zotin
dhe shenjtorët e vlerësuar si misionarë të dërguar prej tij në shërbim të
gjithë njerëzimit, ku radhiten edhe papët shqiptarë si Shën Eleutherius, Papa
Klementi XI, Shën Kajus, Papa John IV, Shën Dardani, Shën Jeronimi, Shën Ashti
etj.

 

Papa Klementi XI, i katërti për nga rëndësia në të
gjithë historinë e Pontifikatit

 

Me këtë vizion, Papa Klementi XI renditet i katërti
për nga rëndësia në të gjithë historinë e Pontifikatit. Iliria me trojet etnike
të vazhdimësisë që nga lashtësia e hershme e shqiptarëve, e njohur edhe si
atdheu i papëve dhe perandorëve shqiptarë, pas varrit të shenjtë të Krishtit,
është vlerësuar e nderuar nga Selia e Shenjtë dhe në tërësi nga bota e
krishterë në nivelin më të lartë të, si “Ishulli i Shenjtorëve”. Ardhja e
papëve shqiptarë në krye te Selisë së Shenjtë e ka zanafillën që kur Roma u
kthye në perandori dhe krishterimi u njoh zyrtarisht e bë dhe pjesë e sundimit
të pushtetit perandorak dhe udhërrëfyes në jetën e përditshme shpirtërore të
njerëzve. Shqiptarët, si një ndër popujt më të lashtë në Evropë, ishin të parët
në kontinent që me ndërgjegje, nga besimi pagan, kaluan u deklaruan si të
krishterë dhe kontribuan në përhapjen e këtij besimi në Europë e më tej në
gjithë botën. Shqiptarët në kohën e sotme moderne të njohur si trashëgimtarë të
qytetërimit ilir, natyrshëm kanë të drejtën e tyre për zhvillimin dhe mbrojtjen
e qytetërimit ilir, respektimit dhe garantimit të të drejtave e lirive të
shqiptarëve në trojet e tyre etnike në Iliri, në Ballkanin e sotëm politik e më
gjerë. Qytetërimi ilir-shqiptar u dëmtua rëndë nga shkatërrimi i Perandorisë
Bizantine, pas pushtimit të saj prej Perandorisë Osmane. Më vonë u shkatërrua
me primitivizëm e armiqësi qytetërimi ilir, krishterimi i ilirëve dhe u zbatua
me egërsi genocid, dëbimi e shkombëtarizimi i tyre për të përjetësuar  osmanizmin e përhapjen e besimit islamik.
Emërtimi Iliri, u ndryshua dhe me qëllime të caktuara politike u quajt
“Gadishulli Ballkanik”. Kështu filloi harresa e qëllimshme e Ilirisë, për të
përligjur realitete politike të krijuara artificialisht, pas disfatës së
Perandorisë Osmane në luftën me Perandorinë Ruse. Me Traktatin e Shën Stefanit,
u bë copëtimi i trojeve të lashta të ilirëve-shqiptarëve. Për të ruajtur
pushtetin në degjenerim dhe drejt shkatërrimit, osmanët ju nënshtruan
presioneve të Rusisë dhe aleatëve të saj evropianë, dhanë trojet etnike të
shqiptarëve që ishin nën sundimin e saj dhe pranuan krijimin e shteteve të
reja, si Serbia, Greqia etj. Gjatë e pas Luftës I Botërore dhe Luftës
Ballkanike, u realizua goditja më e thellë dhe pothuajse asgjësuese e
shqiptarëve dhe trojeve të tyre etnike. Me Traktatin e Londrës e të Berlinit, u
legalizua politika ndërkombëtare antishqiptare, u veprua në mënyrë të
organizuar shtetërore goditja përfundimtare kundër shqiptarëve “të pabindur e
të rrezikshëm” për shtetet evropiane dhe Perandorinë Osmane, me grabitjen e
mëtejshme të trojeve shqiptare dhe dhënien e tyre Greqisë, Serbisë, Malit të Zi
etj. Shqipëria mbeti pothuajse si një shprehje gjeografike e kufizuar dhe izoluar
në territorin malor e me pak toka e bregdet.

 

Kontributi i SHBA

 

Me insistimin e SHBA u mënjanua eleminimi i kombit
e shteti shqiptar dhe u pranua krijimi shtetit të pavarur shqiptar, në territorin  e sotëm të përcaktuar në Traktatin e
Berlinit. Politikanët e krishterë kur marrin pjesë të dielave në lutjet në
kishë dhe dëgjojnë fjalët e Zotit e të Papa Françeskut I, është mirë të
dëgjojnë zërin e shpirtit të shenjtë edhe për shqiptarët, për rrugëtimin e
përbashkët, zgjidhjen e problemeve të kohës dhe vizionin për të ardhmen.
Populli shqiptar i “ishullit të shenjtorëve”, ka nevojë të mbështetet.
Politikanët evropianë, është e nevojshme të vlerësojnë më gjerë kontributin e
shqiptarëve, të reflektojnë në vlerësimet e Selisë së Shenjtë dhe vendosin me përgjegjësi
për antarësimin e bashkimin me të drejta të barabarta të shqiptarëve, në
bashkësinë e shteteve dhe popujve të Europës. Zgjidhje e padrejta politike në
dëm të shqiptarëve, janë shkaku i krizave dhe paqëndrueshmërisë politike në
Ballkan. Ka ardhur koha që qytetërimi shqiptar dhe të drejtat e shqiptarëve të
respektohen, të vlerësohet e drejta për gjuhën, kulturën e identitetin kombëtar
të arvanitasve, arnautëve, të shndërrimit në sllav me ndryshime e falsifikime
të emrave apo mbiemrave etj. Zhvillimet politike, demokratike e integruese
euroatlantike në Europë, kanë krijuar mundësinë për politikë realiste edhe për
shqiptarët. Të mos vazhdohet të heshtet për padrejtësitë, të hapet perspektiva
për vetëvendosje dhe bashkimin e shqiptarëve në shtetin e tyre mëmë, ashtu si
edhe popujt e shtetet e tjera evropiane. Shtete e zhvilluara e të fuqishme
evropiane, që në situata të caktuara referohen 
e kujtojnë të gjejnë origjinën e kombit të tyre trashëgiminë e lashtë
ilire, kërkohet të njohin e të mbështesin realizimin e të drejtave e lirive e
shqiptarëve në Ballkan. BE kërkon me të drejtë standardet e larta për
antarësimin e shteteve të reja në bashkësi. Pa nënvleftësuar standardet
politike, ekonomike e shoqërore në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mali i Zi etj., është
e domosdoshme që të mos hezitohet, por të vendoset për antarësimin e merituar e
të vonuar të shqiptarëve në bashkësi. Zgjidhja paqësore e të ardhmes së kombit
shqiptar, është njëkohësisht zgjidhje përfundimtare për fqinjësinë, miqësinë,
paqen, garantimin e lirisë e sigurisë politike e shoqërore në shtetet e popujt
e Ballkanit, në shtetet anëtare të BE dhe gjithë bashkësinë ndërkombëtare.