Dr. Malltezi: Qeveria godet turizmin dhe u fut kancer banorëve të Marinzës

528
Dr. Jamarbër Malltezi, drejtusi i Departamentit të Mjedisit dhe Turizmit të PD-së, në intervistën për “Telegraf”, denoncon një krim ekologjik që ndodh këto ditë në plazhin e Vlorë, ku për disa ditë, do të fillojë edhe sezoni turistik. Aty, për të formuar një plazh të ri, hidhet dhe i kuq dhe mbi të pastaj një shtresë kumi dhe kjo ka sjellë, sipas Dr. Malltezit, një dhunim të ligjeve dhe pohon më tej, se ligjet nuk zbatohen nga asnjë institucion shtetëror, përballë këtij krimi mjedisor. Madje z. Malltezi e cilëson këtë si një atentat ndaj turizmit në Vlorë. Ndërsa meincenertorin në Elbasan u fut kancerin banorëve të Elbasanit, përmes një procesi korruptiv. Për masakrën ekologjike të Marinzës, Dr. Malltezi pohon se është çmenduri, si pasojë e mosveprimit të shtetit.
Zoti Malltezi çfarë ndodh sot në plazhin e Vlorës?
Çmenduri. Krim mjedisor. Dhunim i ligjeve dhe përzënie e turistëve. Pse duhen ligjet kur nuk i zbatojnë? A di gjë nëse ekzistojnë prokuroria, Agjencia e Mjedisit, Instituti i Shëndetit Publik, etj? Ku janë? Pse duhen institucionet kur nuk bëjnë detyrën? 
A ndiqet projekti i miratuar apo ka shmangie tani në zbatim?
Problemi qëndron se nuk dihet nëse ka projekt apo nuk ka fare. Një kryeministër mendon që i di të gjitha dhe, ndonëse nuk di gjë, urdhëron gojarisht për punime pa pyetur ekspertët, pa kryer proces të rregullt të vlerësimit të ndikimit në mjedis dhe në dhunim të disa ligjeve në fuqi për ndotjet që shkakton.
Meqe jemi në prag të sezonit të verës e turizmit a shikoni përpjekje që të kemi në bregdet një mjedis të përshtatshëm e të pastër?
A ju duket që këto foto tregojnë mikpritje dhe mjedis të pastër për hapjen e sezonit turistik? Këta sikur po i bëjnë atentat potencialit turistik të Vlorës. 
Cilat janë interesat politike e biznesesh që dëmtojnë mjedisin sot?
Politika dhe bizneset që dëmtojnë mjedisin janë të lidhura ngushtësisht. Shih psh sarajet e Koços buzë detit që dhunojnë 10 ligje, por INUK bëhet S’NUK, ndërsa prokuroria ka mbyllur sytë, veshët dhe mendjen që të mos shikojë, dëgjojë dhe kuptojë. Shihni ndërtuesin e sarajeve të Surrelit që po paguhet në natyrë për të na kafshuar mushkëritë e qytetarëve të Tiranës. Sarajet e ndërtuara brenda Parkut të Liqenit kanë vendim prishje në fuqi, por ato nuk luhen se kanë paguar haraçin tek Rama. Shihni çfarë kasapane po ndodh me pyjet! Prerje masive në Korçë, Gramsh, Sarandë për interes të oligarkëve që të blejnë vota. Shihni ku shkojnë paratë tona! Tenderat shkojne tek financuesit e qeverisë deri aty ku i biri i jep të atit 1.4 milionë dollarë tendera. Ose, shihni se çfarë krimi mjedisor po i përgatisin Elbasanit.
Ju ku e atakoni politikën mjedisore të qeverisë?
Problemi është që nuk ka politikë mjedisore. Ka veç fasadë. Shpenzohen paratë publike pa asnjë studim paraprak dhe shpeshherë bien ndesh pasi psh mbjellja e palmave në autostradë është në kundërshtim me ligjet në fuqi. Muajin e kaluar ndryshuan aktin nënligjor (VKM) që të lejojnë mbjelljen e pemëve buzë rrugëve. Pra, fillimisht bëjnë veprimin pastaj ndryshojnë ligjin! Ndërkaq kjo bie ndesh me Strategjinë dhe Planin e Veprimit për Biodiversitetin, por kush pyet për këto dokumente. Jepen miliona euro për gjoja mbjellje fidanësh, por ato para i jepen financuesve të fushatave, dhe ndërkaq priten pyjet dhe masivet e rezervave strategjike pyjore si kurrë më parë. Heqja e 650 inxhinierëve pyjore me një urdhër politik dhe zëvendësimi i tyre me militantë pa shkollë bën që të kryhen këto marrëzira.
Çfarë duhet të bëjmë?
Të lejojmë profesionistët të bëjnë punët e tyre, Mos tw dalë një kryeministër pa shkollë dhe me probleme të tjera dhe të japë urdhërat se çfarë duhet bërë se bën shumë herë më tepër dëm. Mos tw cënohet administrate publike, sipas interesave politike. Mos tw vidhen paratë publike. Mos tw bëhen projekte pa u respektuar ligjet në fuqi dhe pa u kryer proces i detajuar i vlerësimit të ndikimit në mjedis, i konsultimeve me publikun, etj. 
Cili është këndvështrimi juaj për katastrofën mjedisore të Marinzës?
Çmenduri si pasojë e mosveprimit të shtetit. Ka përgjegjësi edhe kompania private, por edhe shteti që nuk ka bërë monitorime të rregullta, që nuk ka komunikuar dhe ofruar kujtesën historike, etj. Edhe tani po ndajnë paratë mes tyre dhe kanë abandonuar banorët hallexhinj.
Mendoni se janë potencialisht edhe zona të tjera naftëshfrytëzuese e kërkuese për një katastrofë të ngjashme?
Natyrisht nëse punët bëhen për të vjelë paratë dhe ikin me vrap si hajdut kjo mund të ndodhë. Lipsen monitorime rigoroze siç e kërkon ligji, bashkëpunim mes ekspertëve dhe vënie në dispozicion të kujtesës historike.
Mendoni se qeveria ka strategji për riabilitimin mjedisor në Marinzë?
Nëse do e kishte do duhej ta kishim dëgjuar apo parë në zbatim. Asgjë. Banorët janë lënë në mëshirë të fatit.
Po incenertori në Elbasan a mund të vlerësohet një inovacion?
Ai është një TEC me plehra që sugjerohet si shpëtim. Ky është një krim tjetër mjedisor në Elbasan.
Si është situata lidhur me këtë projekt në Elbasan?
Qeveria po merr mbi 5 milionë euro nga taksat tona, për t’ia dhënë një kompanie të porsakrijuar, me vetëm 100,000 lekë kapital dhe pa asnjë eksperiencë të vërtetuar. Qeveria po merr mbi 5 milionë euro nga taksat tona për të financuar një projekt të djegies së mbeturinave, në qytetin që është ndotur më shumë me emetime ndotëse në ajër, në Elbasanin. Gjithë kjo, pa vlerësuar sa është kapaciteti mbajtës i emetimeve të rrezikshme në ajwr, pa kryer as VNM të thelluar, siç e kërkon ligji dhe pa asnjë modelim të shpërndarjes së gazrave kancerogjene! Së fundi, por jo për nga rëndësia, një proces totalisht i pakonsultuar me publikun, me banorët e Elbasanit, të cilëve i rrezikohet më tej jeta dhe shëndeti!
Po ana ligjore?
Janë 7 ligje dhe akte nënligjore mjedisore që dhunohen. Gjithashtu janë dhunuar ligji për prokurimet publike dhe ligji për koncesionet. Koncesioni nuk është shpallur fare, siç e kërkon ligji. Për më tepër, brenda ditës pretendohet sikur janë kryer 8 procedura! Më 16 dhjetor 2014 është shpallur fituesi dhe ditën pasardhëse me 17 dhjetor është lidhur kontrata përmes një VKM! Po shpallja e fituesit, njoftimi i palëve, koha për ankimim, shqyrtimi i ankimimeve, publikimi i fituesit, negociatat për kontratën, konsultimi me shkrim me ministritë e tjera dhe përgjigja me shkrim nga ato, drafti final i kontratës dhe ndikimeve në buxhet dhe planifikimi buxhetor i Ministrisë së Financave, të gjitha këto janë kryer brenda ditës?! Qeveria po i fut kancerin në mushkëri banorëve të Elbasanit, përmes një procesi korruptiv dhe të pakonsultuar, sipas ligjeve në fuqi.
Faleminderit!
Sigal