Dr. Ina Zhupa, Zëdhënësja e PD: Video që demaskon kryebashkiakun Veliaj për betonizimin e Tiranës

716
Sigal

Dr, Ina Zhupa, zëdhënësja e PD-së publikon një video, ku ballafaqohen zotimet elektorale të Erion Veliajt në fushatën e tij për t’u zgjedhur si kryebashkiak i Tiranës, më 2015-n me realitetin e sotëm, me dhënien e lejeve të ndërtimit në Tiranë.

“S’kam ndërmend të hy në histori si një njeri që dha pallate”-Veliaj para dhe pas fushatës si nata me ditën.Sa të jem unë kryetar i Bashkisë nuk do të ketë leje ndërtimi tek qendra e Don Boskos.”, – kështu thoshte Erion Veliaj në 2015-ën. Mirëpo pamjet e publikuara së fundmi nga Partia Demokratike, nxjerrin në pah një realitet krejt ndryshe – ndërtime pikërisht në këtë zonë, e jo vetëm. Në video jepen të tjera deklarata dhe të tjera pamje, që tregojnë kontradiktat e Veliajt lidhur me ndërtimet në Tiranë. Zëdhënësja e PD-së Ina Zhupa, është ajo që ka publikuar videon, e cila sipas saj demaskon betonizimin e Tiranës dhe mashtrimet e Erion Veliajt – një Veliaj që duket krejtësisht ndryshe para fushatës.

“Dëgjojeni edhe gjykojeni vetë Erioni Betonin, se çfarë ka premtuar gjatë gjithë fushatës dhe në nisje të mandatit, që nuk do ndërtonte në Tiranë por do bënte vetëm gjelbërim. Dhe shikoni pamjet e Tiranës, të cilat i hasni kudo edhe vetë çdo ditë, dhe po ashtu lejet që ka dhënë për kulla të tjera që janë në faza të nisjes së ndërtuari. (në video janë vetëm një pjesë e pallateve që po ndërtohen, jo ato që tashmë janë të përfunduara). Realiteti është krejt i ndryshëm nga propaganda. Në televizion shfaqet duke mbjellë pemë, në realitet i ka shtuar lejet e ndërtimit në Tiranë. Në 2017-n i rriti me 118% ,nga viti 2016, duke 2.5-fishuar sipërfaqen e ndërtuar. Ndërsa në vitin 2018 që ende nuk ka përfunduar ka arritur të rrisë me 61% lejet e ndërtimit, vetëm në 6 mujorin e parë. Më shumë beton bëhet gati për Tiranën, por Erion Veliaj nuk do ketë shansin të shkatërrojë përfundimisht Tiranën, sepse qytetarët tashmë e kanë kuptuar edhe e shikojnë realitetin. Erion Veliaj nuk është kryebashkiaku që meritojmë.”, shkruan Zhupa. Në videon e publikuar, Veliaj dëgjohet të zotohet se s’ka ndërmend të mbushë Tiranën me ndërtime, përkundrazi dëshiron të mbahet mend si një njeri që ndërtoi më shumë parqe. “Tirana e është mbindërtuar, për mendimin tim, nuk ke hapësirë ku kalon. Dhe s’kam ndërmend të hyj në histori si një njeri që dha pallate, por dua të mbahem mend si një njeri që punoi ta kthente qytetin në normalitet dhe si një njeri që mbahet mend me një ekip që ndërtoi më shumë parqe sesa pallate.”, – janë fjalët e Veliajt.

.

VIDEO DEMASKUESE E BETONIZIMIT TË TIRANËS DHE E MASHTRIMEVE TË ERION VELIAJT.Dëgjojeni edhe gjykojeni vetë Erioni Betonin se cfarë ka premtuar gjate të gjithë fushates dhe në nisje të mandatit që nuk do ndërtonte në Tiranë por do bënte vetem gjelbërim.Dhe shikoni pamjet e Tiranës, të cilat i hasni kudo edhe vetë cdo ditë, dhe po ashtu lejet që ka dhënë për kulla të tjera që jane ne faza të nisjes së ndërtuari. (në video janë vetëm një pjesë e pallateve që po ndërtohen, jo ato që tashmë janë të përfunduara)Realiteti është krejt i ndryshëm nga propaganda. Në televizion shfaqet duke mbjellur pemë, në realiteti ka rritur lejet e ndërtimit në Tiranë. Në 2017 i rriti me 118% nga viti 2016, duke 2.5-fishuar sipërfaqen e ndërtuar. Ndërsa në vitin 2018 që ende nuk ka përfunduar ka arritur të rris me 61% lejet e ndërtimit, në 6 mujorin e parë. Më shumë beton bëhet gati për Tiranën por Erion Veliaj nuk do ketë shansin të shkaterroj përfundimisht Tiranën sepse qytetarët tashmë e kanë kuptuar edhe e shikojnë realitetin. Erion Veliaj nuk është kryebashkiaku që meritojmë.

Publiée par Ina K. Zhupa sur Dimanche 23 septembre 2018