Dr. Ina Zhupa, zëdhënësja e PD-së: Veliaj do të shkatërrojë Liqenin për të ndërtuar kulla

613
Sigal

Kryemashtruesi i Tiranës Erion Veliaj bën gjithmonë të kundërtën e asaj që thotë. Ai tha se në Tiranë do te vendoste ndalimin e ndërtimeve, derisa të shiteshin apartamentet stok, por dha mbi 2 mijë leje ndërtimi ne 3 vjet. Kryemashtruesin e Tiranës nuk e beson askush, kur thotë se tek zona e Gardës tek Liqeni nuk do të ndërtohet. Erion Betoni duhet t’u tregojë qytetarëve projektin me kulla për hyrjen e Parkut të Liqenit dhe të mos fshihet pas projekteve të nisura nga Lulzim Basha, Pazari i Ri, Bulevardi i Ri, Unaza e Re. Faktet e publikuara nga PD janë të qartë. Dokumentet bashkëlidhur e faktojnë. Në zonën e Liqenit plani Veliaj-Rama parashikon kulla, të cilat u ndaluan përkohësisht nga protestat e qytetarëve dhe të opozitës. Kryemashtruesi Erioni Betoni e ka mbushur Tiranën me kulla. Ai do të shembë Teatrin Kombëtar për të ndërtuar kulla. Do të shkatërrojë Liqenin për të ndërtuar kulla. Me afrimin e zgjedhjeve, Kryemashtruesi i Tiranës do të shtojë dozën e gënjeshtrave. Qytetarët e Tiranës nuk e meritojnë një kryetar, që mashtrimin dhe propagandën ka punën e tij kryesore!