Dr. Ina Zhupa, zëdhënësja e PD-së: Kryeministri për vilën përdori bashkëshorten si “mburojë”. Pasuria e tij nuk përputhet me të ardhurat

470
Sigal

Dr. Ina Zhupa, zëdhënësja e PD-së: Rama për vilën në Surrel, përdori gruan si ‘mburojë’

Dr. Ina Zhupa, zëdhënësja e PD-së, deklaroi dje se kryeministri Rama nuk ka ndërmend që të plotësojë kërkesat e studentëve që protestojnë, pasi nga kjo çështje nuk ka para për të vjedhur. Dr. Ina Zhupa, zëdhënësja e PD-së: Lekët e studentëve kryeministri i ka vjedhur prej kohësh përmes Ligjit të Arsimit të Lartë dhe sot vetëm tallet me studentët. Për Edi Ramën ka rëndësi vetëm ruajtja e standardit të jetës mes luksit:

-Luks në shtëpinë e tij në Surrel,

-luks në zyrën kryeministrore me salla masazhi dhe dhoma puroje,

-luks me studion e punëve private me oxhak 18 mijë euro.

Sipas një dokumenti të brendshëm te OSBE-së, Edi Rama, për 11 vjet kryetar i Bashkisë së Tiranës, zotëronte në vitin 2015 një pasuri të fshehur 200 milionë euro. Rama e nisi karrierën me 10 milionë lekë dhe sot, vetëm vlera e shtëpisë superluksoze në Surrel është deklaruar 400 milionë lekë. Ai thotë se, tokën ku është ndërtuar shtëpia ia ka blerë gruaja. Dasmën e bën me kursimet e gruas, shtëpinë superluksoze e paska ndërtuar me kursimet e gruas. Madje edhe në bankën me pronar fantazmë, në parajsa fiskale e ka vënë në emër të gruas. Edi Rama ka bërë zgjedhjen më burracake, duke vendosur që për të gjitha akuzat mbi pasurinë e tij marramendëse, të përdorë gruan si mburojë.

  1. Kryeministri ka detyrimin të shpjegojë, pse luksi real dhe pasuria e tij nuk përputhen me deklaratën e pasurisë.
  2. Shqiptarët duan të dinë, pse ata kanë fëmijët pa ngrohje në shkolla dhe konvikte, ndërsa Edi Rama ngrohet në oxhak 18 mijë euro.
  3. Shqiptarët duan të dinë, pse 290 mijë fëmijë ushqehen vetëm 1 herë në ditë, ndërsa kryeministri i tyre jeton si sulltan mes luksit, në një shtëpi që profesionistët e llogarisin me vlerë 2 milionë euro.

Fshehja e pasurisë marramendëse është arsyeja, përse Edi Rama votoi kundër vettingut të politikanëve. Është koha që Edi Rama të mos fshihet më pas gruas, por t’i dalë për zot dhe të japë llogari për luksin e paturpshëm në të cilin jeton!