Dr. Ina Zhupa, zëdhënëse e PD-së/ Replikë me ministren Xhaçka: Ti dhe shefi yt e doni Shqipërinë si Rinasi, ku bashkëvidhen 10 milionë euro

369
Sigal

Dr. Ina Zhupa, zëdhënësja e PD-së, i është përgjigjur ministres së Mbrojtjes, Olta Xhaçka, e cila reagoi parmbrëmë për protestën e opozitës dhe shkruan se Xhaçka dhe Rama e duan Shqipërinë si Rinasi ku u vodhën miliona euro.“Protestuesit e duan Shqipërinë si Evropa, ti Olta dhe shefi yt e doni Shqipërinë si Rinasi, ku bashkë-vidhen 10 milionë euro në mes të ditës, duke cenuar Sigurinë Kombëtare. Ti dhe shefi yt keni siguruar me “arritjet” tuaja që Shqipërisë të rrezikohen t’i kthehen vizat. Në fakt, ju e keni në gjen luftën kundër Evropës, NATO-s, vizave prandaj dhe po zhbëni çdo arritje të këtij vendi. Por nuk do arrini dot të ndalni valën qytetare, që duan një Shqipëri me standardet evropiane dhe do e fitojnë këtë betejë me sakrifica dhe mund”. Ministrja Olta Xhaçka falënderoi qytetarët që nuk u bënë pjesë e protestës së 13 prillit 2019.