Dr. Ina Zhupa, zëdhënëse e PD-së: Rama po fsheh jetën e shtrenjtë prej sheiku, duke vjedhur shqiptarët çdo ditë

459
Sigal

Dr. Ina Zhupa, zëdhënëse e PD-së: Shqiptarët do të shohim sot pasdite në parlament një qeveri të kalbëzuar nga korrupsioni, shefi i të cilës duhet të ishte sot në pranga për fshehje pasurie dhe pastrim parash. Shqiptarët duhet ta dinë, se, sa herë ka folur për pasurinë e tij, Edi Rama ka gënjyer! Kur nuk ka justifikuar dot pasurinë për ndërtimin e vilës superluksoze në Surrel, ka përdorur gruan. Kur nuk ka justifikuar dot jetën luksoze dhe oxhakun 18 mijë euro, Edi Rama, ka përdorur shokun. Një veprim i njohur ky për Edi Ramën, i cili, sa herë nuk fiton dot zgjedhjet me votë të lirë, përdor paranë dhe krimin. Të gjithë e mbajnë mend deklaratën e kryeministrit se oxhaku i varur superluksoz nuk i përkiste atij, por personit që paguan qiranë e studios së qeramikës, të cilën Edi Rama pohon se e përdor për punët e tij private. Frika nga burgu është arsyeja pse Edi Rama, që përgojon gjithë Tiranën, ka mbyllur gojën dhe hesht për pasurinë e pajustifikuar. Frika nga burgu ka detyruar Edi Ramën t’u mbyllë gojën edhe mediave kryesore të vendit, që të mos flasin, të mos pyesin, të mos u thonë shqiptarëve se kryeministri nuk justifikon të paktën 300 milionë lekë në deklaratën e pasurisë për ndërtimin e vilës superluksoze në Surrel. Edi Rama është i zënë në kurth, sepse një hetim i pavarur do të zbulonte se sarajet në Surrel kushtojnë jo më pak se 2 milionë euro dhe luksi në të cilin jeton, me oxhak 18 mijë euro, është fryt i korrupsionit dhe vjedhjes së shqiptarëve. Heshtja nuk e ndihmon dot më! Ka ardhur koha që Edi Rama, i cili ka ngritur një sistem të tërë policor për gjobitjen e çdo tregtari për moslëshimin e një fature tatimore, të japë llogari para drejtësisë dhe para shqiptarëve!