Dr. Ina Zhupa, zëdhënëse e PD-së: Rama është frymëzuesi kryesore i dhunës ndaj gazetareve

579
Sigal

Me sulmet e paprecedenta ndaj medias Rama është frymëzuesi kryesore i dhunës ndaj gazetarëve. Një kujtesë për Fugën e Ramës e Ramën e Fugës: Kush fle me qenin gdhihet me pleshta, thotë populli e kush fle me krimin nuk është gjë tjetër veç bashkëpuneëtor me të. Dua t’i kujtoj Fugës, sulmet ndaj Klodianës nga punonjës shteti, apo tentativa për intimidim nga deputet socialist, ndërsa kryeministri i Fugës dhe Fuga i kryeministrit kanë heshtur. Në tetor 2017 gazetarja Klodiana Lala u sulmua verbalisht publikisht nga znj. Djora Shino, ndërsa ajo po e pyeste Saimir Tahirin për akuzat e ngritura ndaj tij për bashkëpunim me Habilajt. Për asnjë çast nuk e dënoi rastin në fjalë Edi Rama e aq më pak të merrte masa ndaj drejtoreshës së spitalit të fëmijëve në QSUT Djora Shino. Gjithashtu, kemi rastin kur Taulant Balla u mundua ta intimidonte në emision gazetaren Lala, apo rasti i deputeti tjetër socialist Paulin Sterkaj, i cili, po ashtu, u mundua të intimidojë gazetaren Lala, kur diskutohej per sekuestrimin e 613 kg kokainë në Durrës. Sepse, në fakt me sulmet e paprecedenta ndaj medias Rama është frymëzuesi kryesore i dhunës ndaj gazetarëve. PS: Me Fugën as që ia vlen të harxhosh frymën se as nuk e di dhe as nuk e kupton çfarë është media, apo gazetarët e lirë. Për të ajo që nuk blihet e shitet nuk duhet të ekzistojë, prandaj u duhet aleanca dhe partneriteti me krimin.