Dr. Ina Zhupa, zëdhënëse e PD-së: Kompanitë e bixhozit, me firmën e Edi Ramës, po i investojnë paratë e bixhozit në fushën e ndërtimit

532
Sigal

Rasti më flagrant është ai i kompanisë APEX, kompania më e madhe e bixhozit në Shqipëri. Një nga aksionerët e kësaj kompanie, Dajlan Avdia, ka shitur aksionet e tij pak kohë përpara se Rama të deklaronte mbylljen për disa kategori të lojërave e fatit. Partia Demokratike po publikon sot për herë të parë kontratën e shitjes së 16 % të aksioneve prej rreth 500 mijë euro nga klienti i Edi Ramës tek partneri i tij austriak i APEX-it. Me tërheqjen nga biznesi i lojërave të fatit, aktiviteti i Dajlan Avdisë do të përqendrohet tek ndërtimi, një fushë tjetër që nga Departamenti Amerikan i Shtetit konsiderohet si mjet kryesor për pastrimin e parave të pista të krimit dhe korrupsionit. Dajlan Avdia ka në pronësi dy kompani të mëdha ndërtimi, “Techno Alb” dhe “Invest Society”. Në emër të këtyre dy kompanive, Edi Rama dhe Erion Veliaj kanë dhënë disa leje ndërtimi në dy nga zonat më të shtrenjta të kryeqytetit – në qendër të Tiranës dhe në zonën e ish-bllokut. Me firmën e Edi Ramës dhe të Erion Veliajt, biznesmeni i bixhozit Dajlan Avdia brenda 7 muajsh ka marrë leje për tre kulla gjigante: Njëra në nëntor 2017, në zemër të Bllokut, Një tjetër në shkurt të këtij viti, tek Kulla e Sahatit. Për kullën e tretë leja u dha në muajin qershor, pak pasi klienti i Edi Ramës shiti aksionet e bixhozit. Kjo kullë do të ndërtohet mbrapa presidencës. Lejet e ndërtimit për biznesmenin e madh të bixhozit janë një provë flagrante të mbështetjes së Edi Ramës për transferimin e veprimtarisë së pastrimit të parave nga bixhozi tek ndërtimi.