Dr. Ina Zhupa, zëdhënëse e PD-së: Edi Rama, po konfirmon se modelin e Dibrës do ta përdorë në çdo proces zgjedhor

496
Sigal

Dr. Ina Zhupa, zëdhënëse e PD-së ka reaguar, pasi PS-ja zgjodhi Damian Gjiknuri, sekretar për reformën zgjedhore në PS. Modeli i zgjedhjeve të Dibrës, modeli i blerjes së votës, i krimit, i intimidimit të votuesve, i parave të pista në fushatë, është modeli që kërkon Rama për gjithë Shqipërinë në zgjedhjet e ardhshme! Personi që duhet të ishte në burg, po të hetohej dosja 184, sot merr stafetën të jetë në krye të reformës zgjedhore! Edi Rama rikonfirmon vullnetin për zgjedhje të blera dhe të kapura nga ai, ku mos pyesë për qytetarët, por vetëm për kriminelët dhe oligarkët që i sigurojnë pushtetin. Ky model do shkulet nga qytetarët që po tregojnë çdo ditë e më shumë që janë shumica, që nuk kanë frikë nga diktatori i ri, që do rikthejnë demokracinë në këtë vend. Nuk do ketë më zgjedhje me modelin “Dosja 184” as “Dosja 339”.