Dr. Ina Zhupa: Veliaj me kullë dhe shitja e betonit për bar

644
Sot paska qenë radha e Veliajt të gëlltisë nga çorba “ruse” e Ramës. Dhe jo vetëm kaq, por njeriu që shkatërroi çdo hapësirë të gjelbër në Tiranë për t’u hapur rrugën kullave shumëkatëshe ka nisur fushatën e shitjes së betonit për gjelbërim. Lavatriçja e parave të krimit dhe drogës flet për qeverisje të Tiranës. Ai që me lekët e pensionit të mamit ka 2 apartamente luksoze dhe bëri dasmë sheikësh na shet moral. Me lekët e korrupsionit në bashki, me zhvatjen që u bën me dhe pa taksa qytetarëve, Veliaj mund të shtronte çdo rrugë në kryeqytet dhe të pajiste me shtëpi të gjithë të pastrehët dhe t’u paguante për 4 vite ndihmën ekonomike të varfërve të Tiranës. Aferat e tij i morën jetën Arditit dhe drejtësia ende nuk është vënë në vend. Nuk mbulon dot me lopatën e pemëve korrupsionin e inçeneratorëve dhe kullave në Tiranë që do i marrin frymën dhe jetën banorëve të këtij qyteti.
Sigal