Dr. Ina Zhupa: Turpi i rradhës i Edi Ramës!

135

Nga Ina Zhupa

Asnjë premtim nuk mban dot! Asnjë gjest patriotik dhe simbolik nuk e çon dot deri në fund! Si kryeministër dhe ministër i jashtëm i ka hequr pashaportat diplomatike futbollistëve të kombëtares!

Me pompozitet në 2016, Rama shfrytëzoi suksesin e kombëtares shqiptare në Europian, duke ju ngjitur atyre nga mbrapa dhe duke ju bërë premtime të shumëllojshme. Një nga këto ishte dhënia e pasaportave diplomatike sepse ata ishin ambasadorët tanë më të mirë në botë.

Ndërsa atëhere shfaqej kudo me ta, thoshte se kishte qendisur fanellat e tyre, e ç’nuk bënte për të marrë pak nga suksesi i tyre, sot kur ai sukses është harruar, ai fshin edhe premtimet e gjestet e tij i bën nul.

Heqja e pashaportave diplomatike nga Rama kryeministër dhe ministër i jashtëm sot, është treguesi i qartë se çdo gjë u bë për shoë. Për të përfituar nga fama që gëzonte kombëtarja, për të pasur një sukses në listën e dështimeve të qeverisë së të tij. Turp!