Sigal

Dr. Ina Zhupa, zëdhënësja e Partisë Demokratike ka denoncuar edhe një herë dje  kreun e Bashkisë Erion Veliaj. Sipas saj Veliaj vazhdon avazin e vjedhjes, mashtrimit dhe shkeljes se ligjit. Dr. Ina Zhupa ka publikuar dokumetet që sipas saj Veliaj i ka dhënë tenderin e “Uniformave të Bashkisë” një kompanie e cila është nën sekuestro, pasi nuk ka paguar tatimet. Zëdhënësja e PD-së, Dr. Ina Zhupa shkruan:

“Korrupsioni dhe shkelja e ligjit bëhet aq hapur në Bashkisë e Tiranës. Është fakt që Erion Veliaj i ka dhënë 100 milionë lekë një kompanie që nuk ka paguar tatimet dhe është nën sekuestro. Ky subjekt duhet të ishte i skualifikuar, që nga marrja pjesë në  garë. Erion Veliaj ka shkelur disa ligje. Kjo kompani duhet të ishte  skulifikuar, sepse ligji nuk e lejon këtë kompani të merrte pjesë në tender. Po kështu, edhe tenderi është fiktiv. Kompania tjetër ka paraqitur letrat vetëm për fasadë, pasi nuk ka paraqitur një preventiv ekonomik. Vjedhje më të hapur se kjo e lekëve të Bashkisë nuk ka. Në bashki nuk ka garë,  janë tendera korruptivë. Nëse këtë vend do të funksiononte një prokurori Veliaj do të ishte në burg sot.