Sot Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Europian, vendosen qe te shqyrtojnë hapjen e mundshme te negociatave ne Qershorin e 2019. Jo vetem kaq, por konstatuan dhe problematiken e risjelle si kushte siç është Reforma në Drejtësi, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Një lajm i keq në vazhdën e lajmeve negative që prodhon kjo qeveri për cdo shqiptar. Vetëm për Ditmir Bushatin, që çdo ditë dilte dhe thoshte ne qershor 2018 hapen negociatat, është lajm i mirë shtyrja me nje vit dhe potencimi i deshtimit te qeverise ne luften kunder krimit e korrupsionit.
Sot Rama dhe Ditmiri ishin të përligjur të dilnin në konference shtypi vetëm per të dhënë dorëheqjen.
Gjithcka tjetër është mashtrim për të mbuluar dështimin.