Dr. Ina Zhupa: Sot protesta para Kryeministrisë. Krimi që nuk dënohet, rikthehet

514
Sigal

Dr. Ina Zhupa, zëdhënësja e PD-së, thekson se “Krimi që nuk dënohet, rikthehet” prandaj fton të gjithë, gra, vajza, nëna qytetarë, intelektualë: Ditën e hënë, datë 1 Tetor, ora 17:30 përpara Kryeministrisë do të protestojmë, sepse gratë po dhunohen, po vriten, po torturohen! Ndërkohë, që ne heshtim, dhuna rritet! Ndërkohë, që ne heshtim, një vajzë dhunohet, një grua vritet, një vajzë përdhunohet, një polic kërcënohet! Teksa po lexoni, Xhisiela Maloku vazhdon të kërcënohet, të dhunohet dhe të mbahet peng.

LIRONI XHISIELËN ZONJA E ZOTËRINJ GAZETARË, SEPSE E KENI MARRË PENG KUR KENI DEKLARUAR SE “KANË QENË TË DASHUR!” Sikur kjo të përligjte krimet ndaj saj dhe nesh! Merreni me moralin e saj, sikur mungesa e tij të përligjë dhunën, shantazhet, kanosjen e një polici dhe abuzimin me pushtetin dhe të gjitha shtresat e këtij krimi brenda një rasti të vetëm.

LIRONI XHENSILËN ZONJA PROKURORE E PËRGJITHSHME! Ndërsa versionet, mospërputhjet, deklaratat publike dhe dokumentet në lidhje me këtë çështje, që e keni për detyrë t’i hetoni, qarkullojnë, ju heshtni. Ju heshtni dhe XH.M vazhdon të jetë peng.

LIRONI XHISIELËN Z. MINISTËR I BRENDSHËM!
Ju dhe policia juaj keni dështuar të mbroni atë dhe ne. Keni lejuar që kriminelët të nxjerrin policinë nga komisariati. Lironi Xhisielën dhe jepni dorëheqjen!

LIRONI XHISIELËN Z. KRYEMINISTËR!
DORËZONI IMUNITETIN E DEPUTETËVE TUAJ DHE KËRKONI HETIM TË TYRE!
Dhe jepni dorëheqjen, sepse për shkakun tuaj, një grua ka gjezdisur gjysmën e komisariateve të vendit për të paditur dhunuesin e saj dhe i vetmi polic i ndershëm që ndeshi, është arratisur nga vendi. Ju keni përgjegjësi direkt për krimin shtetëror që ka ndodhur.

LIRONI XHISIELËN! LIRONI SHQIPTARËT!
Krimi që nuk dënohet rikthehet! Rikthehet dhe herën tjetër mund ta ketë radhën çdokush prej nesh! Nuk e kemi me luksin për të zgjedhur të heshtim ende!  Sot para Kryeministrisë merr me vetë një letër, shkruaj fjalën tënde, trego që nuk do të heshtësh, sepse sot dhunohet një grua, nesër dhunohet një fëmijë, herën tjetër mund ta kesh radhën ti!

Stop dhunës së veshur me pushtet! Stop dhunës që kalohet në heshtje!

Stop dhunës që nuk dënohet!

Stop çdo lloj dhune, që po na shkatërron çdo ditë e më shumë jetën!

Për hir të jetës tënde, familjes tënde, për hir të të gjithëve ne…mos hesht më!  Protesto! Reago!