Dr. Ina Zhupa: Si i hapi rrugën Ilir Beqaj mikut të tij për miliarda lekë me tenderat e barnave

400

 

Sigal

 Opozita akuzoi ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj se ka ndërhyrë
në tender dhe ka ndryshuar kriteret në lidhje me futjen e barnave në vend.


Ina Zhupa për ndërhyrjet
e Beqës në prokurim, që hoqën sigurinë e ilaceve dhe i dhanë dhjetra kontrata
klientit të ministrit 

Ilir Beqaj, ka ndërhyrë
në tender, ka ndryshuar kriteret, dhe ka lejuar futjen e barnave të
pacertifikuara.

Ka vetëm një rast kur
Ministri i Shëndetësisë mund të fusë në vend barna të pacertifikuara, vetëm kur
vendi përballet me situata emergjente.

Po cila ishte situata
emergjente. Ua themi ne. Emergjenca e Ilir Beqës për të vjedhur.

Në vitin 2014 me një
udhëzim, Beqaj i ka hapur rrugën e abuzimeve me miliarda lekë duke i dhënë
mundësinë klientit të tij, “Delta Farma”, të futet në tregun e ilaceve, me
barna që mund të dëmtojnë rëndë shëndetin e qytetarëve.

Pasi e ka shpallur një
tender publik, për blerjen e barnave spitalore me 11 mars, dhjetë ditë më pas,
me shkresën nr. 1668/4 Prot, me këtë shkresë këtu, Ministri i Shëndetësisë
urdhëron ndryshimin e dokumenteve të tenderit për procedurën e prokurimit.

Ilir Beqaj, i hapi
rrugën klientit të tij për ta bërë fitues, duke hequr detyrimin për këto
dokumenta:

-Vërtetim për
regjistrimin e medikamenteve të ofertuar ose certifikatë regjistrimi nga QKKB.

-Autorizim nga prodhuesi
nëpërmjet të cilit konfirmohet se operatori ka të drejtën e tregtimit të
barnave

Këto ndërhyrje të Beqës
janë në shkelje flagrante të nenit 11, 47 dhe 18 të ligjit nr. 9323, datë
25.11.2004 “Për barnat dhe shërbimin farmaceutik” i cili përcakton që: “Barnat
që qarkullojnë në Republikën e Shqipërisë duhet të jenë të regjistruara.”

Në shkelje të ligjit,
por në përputhje të plotë me interesin personal.

Kështu iu hap rruga
mikut të Beqës, Delta Farma, që sic shihet nga ky dokumenti këtu ka bërë
kërdinë me kontratat që i ka dhënë Ilir Beqaj.

Ky biznes bëri që të
hyjnë barna të pasigurta dhe dëmtuese për jetën e qytetarëve, sic janë rastet e
bëra publike të Avastinës, që rezultoi i falsifikuar.

Ilir Beqaj është
përgjegjës për këtë aferë kriminale.

Partia Demokratike, do
të dorëzojë nesër një kallëzim penal në Prokurori për këtë çështje.