Sigal

Zedhenesja e PD Ina Zhupa permes nje postimi ne rrjetin social facebook akuzon kryeministrin Rama si fasade te Shqiperise, qe mjerimin e perdor per propagande

Ja postimi i plote i Zhupes:

Edi Rama na solli edhe sot pamje nga një familje e varfër. Për 5 vjet në pushtet i ka mohuar, harruar madje dhe përbuzur duke i quajtur dembela. E mbani mend reagimin e tij kur opozita dhe Lulzim Basha ia tregonin një nga një familjet në mjerim, te cilave u kishte hequr dhe ndihmen ekonomike. Sot kur qeverisjes se tij po i vjen fundi, na sillet si shpetimtare.

“Bamiresi” Edi Rama, ka planifikuar të shemb 600 shtëpi vetem keto dite duke i lene njerezit ne rruge dhe na thote se do ndertoj nje.

Ka planifikuar t’ju heq buken e gojes 40 mije familjeve gjate vitit te ardhshem duke i hequr nga skema e ndihmes ekonomike dhe na thote se do kujdeset per nje familje.

Mbyll mijera vende pune dhe na thote do i gjej pune nje kryefamiljari.

Ky eshte kryeministri fasade i Shqiperise, qe mjerimin e perdor per propagande.

Edi Rama nuk mashtron dot me shqiptaret duke u sjelle si bamires. 79% e te rinje duan te largohen si pasoje e keqqeverisjes se tij. Varferia, mjerimi, pamundesia, emigrimi masiv, mbajne vulen e tij.