Dr. Ina Zhupa: Rama mbi Tahirin, kështu ka qenë dhe kështu do jetë gjithmonë

777
Ne faqet e gjata te pergjimeve profesionale te policise italiane nuk mund ti shpetoj askujt pa kuptuar perfshirja e policise shqiptare ne mbeshtetje te Habilajve. Trafikantet flasin per njerezit e tyre neper poste te policise se shtetit. Ish shefi i Antidrogës, Dritan Zagani shpjegonte si atehere dhe tani te njejten gje, aty vinin te emeruar njerezit ne sherbim te trafikanteve qe nuk i hetonin ata, por jetonin ne apartamentet e tyre, drekonin me ta dhe i mbeshtesin ata.

Po kush ka te drejten per emerime sipas Ligjit te Policise se Shtetit? Drejtori i Pergjithshem i Policise se Shtetit. Qe “rastesia” na tregon qe me qeverine ” e re” Rama eshte po i njejti qe ishte me qeverine “e vjeter” Rama. Eshte po ai Drejtor qe policia e tij ishte krejt tjeter gje nga policia italiane ne sjelljen ndaj ketyre trafikanteve. Ai drejtor qe punonte ngushtesisht me Tahirin per “policine qe duam”. Dhe po i njejti ligj sanksionon qe drejtori i pergjithshem i policise se shtetit emerohet nga keshilli i ministrave pra nga vete Edi Rama.

Edi Rama leshoj Tahirin, por nuk leshon Cakon. Edi Rama do e leshoj edhe Cakon por nuk leshon Xhafen.

Edi Rama do e leshoj edhe Xhafen por asnjehere nuk do leshoj dot drogen, krimin dhe trafikantet fale te cileve ka pushtetin.

Tahiri nuk ka qene kurre kapiteni i ndonje skuadre te tij, ka qene perhere nje lojtar, here i preferuar dhe here jo si sot, i skuadres se kapitenit Edi Rama. Nese nuk arrijme te kapiteni, anija e droges do vazhdoj rrugen duke zevendesuar pjestaret te ekuipazhit por asnjehere qellimin final.

Sigal