Dr.Ina Zhupa: Propagandë, jo realitet me komunitetin rom

442
Java rome si java për të kujtuar mashtrimet e Veliajt me komunitetin rom. Në këtë javë Veliaj bëri propagandën se gjoja ishte aq i suksesshëm në strehimin, arsimimin e komunitetit rom, saqë Komisioni Evropian i dha çmim vlerësues. Kjo u demaskua shumë shpejt si mashtrim, por propaganda e tij u përhap më shpejt se demaskimi. Ne shkuam edhe konstatuam nga afër, komunitetin rom në Sharrë, janë pamje dhe realitet që ju le pa fjalë. Kushtet e tyre janë të tmerrshme, në lidhje me shëndetin e tyre dhe fëmijëve. Askush nga bashkia nuk i ka shkuar qoftë edhe një herë të vetme për ti pyetur e dëgjuar nevojat e tyre dhe për t’ju ardhur në ndihmë. Ndërkohë që po para dy muajsh kur Veliaj tregonte se do ishim kryeqyteti që nuk do kishim më familje rome më tenda, ne dokumentuam gjendjen e komunitetit rom në Shkozë. E njëjta gjendje e mjerë si ky i Sharrës. Propaganda e materialeve që shpërndan Veliaj nuk ka asnjë lidhje me realitetin e komunitetit rom në Tiranë. 
Sigal