Dr. Ina Zhupa: PPE ndihmë dhe mbështetje për zgjedhje të ndershme dhe fitoren e Partisë Demokratike në zgjedhjet e ardhshme

428
Në një status në faqen e saj zyrtare në rrjetin social Facebook, Dr. Ina Zhupa, Zëdhenësja e Partisë Demokratike shkruan: 

PPE ndihmë dhe mbështetje për zgjedhje të lira e të ndershme dhe fitoren e Partisë Demokratike në zgjedhjet e ardhshme.
Kryetari Basha e njohu Presidentin Daul dhe zyrtarët e lartë në Bruksel me programin zgjedhor të Partisë Demokratike. Basha mori mbështetjen e z.Daul për ndërmarrjen e një programi të thellë ndryshimi politik dhe ekonomik të vendit, me qëllim që Shqipëria të ndërpresë një herë e mirë ciklin e krizave dhe dështimeve politike dhe ekonomike dhe të përqafojë vlerat dhe qasjet europiane të mirëqeverisjes per qytetarët.
Partia Popullore Europiane është forca kryesore politike në BE dhe ka shumicën në Parlamentin Europian, Kryetarin e Parlamentit Europian, Presidentin e Këshillit Europian dhe Kryetarin e Komisionit Europian.
Mbështetja e PPE u sanksionua edhe përmes Rezolutës për Shqipërinë të miratuar dje me votë unanime nga Asambleja Politike e PPE.
Sigal