Dr. Ina Zhupa: PD i kërkon kreut të Rilindjes të shpjegojë pasurinë e deputetit

489
Sigal

Dr. Ina Zhupa: PD kërkon që Edi Rama të shpjegojë pasurinë e deputetit, merrte 10 mijë euro në muaj apo 80 mijë lekë, sa thotë gjykata?

Zëdhënësja e PD, Dr. Ina Zhupa për mashtrimin mbi të ardhurat e deputetit Peza. Dyshimet se si drejtoritë e Ramës do bëjnë vetingun për drejtësinë. Deputeti i Edi Ramës, Alfred Peza, në përpjekjen për të justifikuar pasurinë duket, se ka kryer një mashtrim tjetër. Deputeti Alfred Peza, deklaroi publikisht se është paguar deri në 10 mijë euro në muaj në media dhe, se sipas tij, “ka qenë i adhuruar për këtë”. Por ky dokument që ka dalë në media dhe që po e publikojmë përsëri si provë zyrtare e ligjore, tregon se ai është paguar me 800 mijë lekë të vjetra në muaj. Dokumenti është një vendim gjykate dhe nuk besohet, se ka shkresë më zyrtare në vend, se sa një vendim gjykate. Atëherë, publiku ka të drejtën të dijë:
A është paguar 10 mijë euro në muaj deputeti i Ramës apo 800 mijë lekë të vjetra në muaj.
Nëse Peza është paguar aq sa pretendon, a i ka paguar taksat? Taksat që shkojnë nga 2300 euro në muaj deri në vitin 2008, dhe 1000 euro në muaj pas vitit 2008 kur u vendos taksa e sheshtë?
Po institucionet e kontrollit dhe verifikimit të pasurisë, mbi cilat dokumente punojnë, mbi pretendimet e Pezës, apo dokumentet zyrtare?
Kështu do ta bëjnë ata dhe vetingun e gjykatësve dhe prokurorëve, siç kanë vepruar me deputetin socialist?