Sigal

Postimi i Ina Zhupës në Facebook

JU BEJ THIRRJE TA SHPERNDANI SA ME SHUME DHE TE JEMI SA SHUME NESER.

KRIMI QE NUK DENOHET, RIKTHEHET!

Neser, e Hene dt.1 Tetor, ora 17:30 perpara Kryeministrise do te protestojme sepse nderkohe qe ne heshtim, nje vajze dhunohet, nje grua vritet, nje vajze perdhunohet, nje polic i ndershëm kercenohet!

Teksa po lexoni, Xhisiela Maloku vazhdon të kërcënohet, të dhunohet dhe të mbahet peng.
LIRONI XHISIELËN ZONJA E ZOTËRINJ GAZETAR SEPSE E KENI MARR PENG KUR KENI DEKLARUAR SE “KANË QËNË TË DASHUR!”
Sikur kjo të përligjte krimet ndaj saj dhe nesh.
Merreni me moralin e saj, sikur mungesa e tij të përligj dhunën, shantazhet, kanosjen e një polici dhe abuzimin me pushtetin dhe të gjitha shtresat e këtij krimi brenda një rasti të vetëm.
LIRONI XHENSILËN ZONJA PROKURORE E PËRGJITHSHME!
Ndërsa versionet, mospërputhjet, deklaratat publike dhe dokumentat në lidhje me këtë çështje, që e keni për detyrë t’i hetoni, qarkullojnë, ju heshtni.
Ju heshtni dhe XH.M vazhdon peng.

LIRONI XHISIELËN Z. MINISTËR I BRENDSHËM!
Ju dhe policia juaj keni dështuar të mbroni atë dhe ne.
Keni lejuar që kriminelët të nxjerrin policinë nga komisariati.
Lironi Xhisielën dhe jepni dorëheqjen!

LIRONI XHISIELËN Z. KRYEMINISTËR!
DORËZONI IMUNITETIN E DEPUTETËVE TUAJ DHE KËRKONI HETIM TË TYRE!
Dhe jepni dirëheqjen sepse për shkakun tuaj një grua ka gjezdisur gjysmën e komisariateve të vendit për të paditur dhunuesin e saj dhe i vetmi polic i ndershëm që ndeshi, është arratisur nga vendi.
Ju keni përgjegjësi direkte për krimin shtetëror që ka ndodhur.

LIRONI XHISIELËN! LIRONI SHQIPTARËT!
Krimi që nuk dënohet rikthehet!
Rikthehet dhe heren tjeter mund ta kete rradhen cdokush prej nesh!
Nuk e kemi me lluksin per te zgjedhur ende te heshtim!
Te henen para Kryeministrise merr me vete nje leter, shkruaj fjalen tende, trego qe nuk do te heshtesh, sepse sot dhunohet nje grua, neser dhunohet nje femije, heren tjeter mund ta kesh rradhen ti!
Stop dhunes se veshur me pushtet! Stop dhunes qe kalohet ne heshtje! Stop dhunes qe nuk denohet!
Stop cdo lloj dhune qe po na shkaterron cdo dite e me shume jeten!
Per hir te jetes tende, familjes tende, per hir te te gjitheve neve…mos hesht më!
Protesto! Reago!

Qëndro Xhisiela!
(Mbi)Jeto Xhisiela!
Ne të besojmë!