Dr. Ina Zhupa: Në murin e kryeministrit shpallen armiqtë e popullit

535
Përmes një statusi në rrjetin social Facebook zëdhënësja për shtyp e PD Ina Zhupa ka reaguar ndaj listës së publikuar sot nga kryeministri Rama.
Statusi i plotë:
Në murin e kryeministrit shpallen armiqtë e popullit!!!
Nuk mund të pranohet që kryeministri i vendit të denigroj profesionist të fushave të ndryshme, me një listë që e shpalli si të zezë.
Denigrimi i personaliteteve të rëndësishme siç është rasti i Prof.Dr. Mentor Petrelës është prova e degradimit që po pëson një
kryeministër që mendon se u bë udhëheqës suprem që vendos drejtësinë e popullit në facebook. Mjeku Petrela është gurë
e shquar, e
rëndësishme e mjekësisë shqiptare dhe një vlerë që i shërben prej vitesh popullsisë së gjithë Shqipërisë.
Po rikthen metodën e njohur në Shqipërinë komuniste:” Ç’do populli bën partia, ç’do partia bën populli ” dhe mendon se kështu mund të
shpall armiqtë në emër të popullit. E pamoralshme, po aq sa e papranueshme edhe e turpshme. Duhet ta refuzojmë me përbuzje. Dhe të
mos harrojmë që në të tillë mentalitet vjen dita që secili nga ne mund ta gjej veten në gjyq publik në murin e kryeministrit, teksa
denigrohet dhe dënohet në emër të popullit
Sigal