Ky është shteti i Ramës, në shërbim të emrave të veçantë

572
Sigal

Siç paralajmerova me datë 8 janar, ligji “Për proçedurat e Birësimit dhe Komitetit Shqiptar i Birësimit” kishte ndryshuar për të emëruar Denada Seferin kryetare të komitetit te biresimeve, gruan e nënkryetarit të Bashkisë Tiranë .
Link :
https://www.facebook.com/1013310425407030/posts/3390306231040759/
Me datë 10 janar kanë berë emërimin, duke mos pyetur fare as për denoncimin publik, as për rekordet e zonjës në krye të një institucioni tjetër që u perfshi në skandal.

 

Duket se lidhjet e forta të bashkëshortit që është marrë vetë me birësimet para se të bëhej nënkryetar i Veliajt, kanë ndikuar që zonja të diktojë dhe të paracaktohet në ketë pozicion. Edhe ne vend se të ishte e shkarkuar si Drejtoreshë dhe të dergohej për ndjekje per “shpërdorim detyre”, asaj i kopsitet një pozicion i ri.

Ky është shteti i Rames, në shërbim të emrave të vecantë, ndryshojnë ligje, kopsisin pozicione dhe nuk duan tja dine per interesin e qytetareve dhe ne kete rast te jetimeve te Shqiperise.