Dr. Ina Zhupa: Krimi që nuk dënohet, rikthehet!

532
Sigal

Sot, e Hënë dt.1 Tetor, ora 17:30 përpara Kryeministrisë do të protestojmë sepse ndërkohë që ne heshtim, një vajzë dhunohet, një grua vritet, një vajzë përdhunohet, një polic i ndershëm kërcënohet!

Nuk e kemi me lluksin për të zgjedhur ende të heshtim!

Sot para Kryeministrise merr me vete një letër, shkruaj fjalën tënde, trego që nuk do të heshtësh, sepse sot dhunohet një grua, nesër dhunohet një femijë, herën tjetër mund ta kesh rradhen ti!

Stop dhunës së veshur me pushtet! Stop dhunës që kalohet në heshtje! Stop dhunës që nuk dënohet!
Stop çdo lloj dhune që po na shkatërron çdo ditë e më shumë jetën!
Për hir të jetës tënde, familjes tënde, për hir të të gjithëve ne…mos hesht më!
Protesto! Reago!