Dr. Ina Zhupa: Korrupsioni luftohet me transparencë, Rama të bëjë publike kontratat

483
Sigal

Partia Demokratike i është rikthyer sërish debatit të fotos së kryeministrit Edi Rama me Presidentin amerikan, Barack Obama, duke i kërkuar të tregojë se kush i pagoi 80 mijë dollarët. Kjo është një nga pikat e renditura nga zëdhënësja e PD-së, Ina Zhupa në një deklaratë për mediat, për të cilat i kërkon kreut të Qeverisë që të bëjë publike kontratat.

Duke u shprehur se korrupsioni luftohet me transparencë, Zhupa tha se nëse kryeministri Rama është i vendosur për të luftuar këtë fenomen, duhet ta fillojë nga kontratat e miratuara nga qeveria e tij.

“Korrupsioni luftohet duke bërë transparent vendimet dhe kontratat.
Nëse Edi Rama do vërtetë të luftojë korrupsion, le të bëjë publike;
Kontratën e tij me Vilma Nushin për check-up
Kontratën e stadiumit Qemal Stafa
Kontratën për hemodializën
Kontratën për laboratorët, për sterilizimin
Kontratën për sheshin “Skënderbej”
Marrëveshjen me kompaninë italiane për mbetjet e Tiranës
Të tregojë pse i marrin gjithë tenderat miqtë e tij, pa garë, me fondin limit
Të bëjë publike kontratat me firmat për sheshet e qyteteve
Të tregojë kush i pagoi 80 mijë dollarë që ai të bëjë një foto me Obamën”, u shpreh Zhupa.