Dr. Ina Zhupa: E vërteta e votimit në kryesi

643
Ina Zhupa, zëdhënëse e Partisë Demokratike, ka sqaruar edhe debatin mbi votimin e bërë dy ditë më parë në kryesinë e PD-së. “Në mbledhjen e kryesisë, pjesë e të cilës jam edhe unë, kemi zhvilluar disa votime. Votimi i parë dhe ai që është përhapur si FAKE NEWS ishte propozimi i anëtarit të kryesisë Gent Malko i bërë edhe publik. Ky propozim u hodh në votim nga treshja drejtuese e kryesisë. Në këtë votim rezultati ishte: 24 Kundër propozimit të Z. Malko, 11 Pro propozimit të z. Malko, 10 Abstenime”, shprehet Zhupa. Sipas saj, çdo lajm që flet për rezultat abstenues është i pavërtetë. “Një gjë është e sigurt PD sapo ka hapur një garë, e cila duhet të na forcojë, të na bashkoj dhe të na japi mundësi të ecim përpara. Fituesin e përcakton anëtarësia e partisë sipas parimit: Një anëtar, një votë”, tha Zhupa.
Sigal