Dr. Ina Zhupa: 12 miliardë lekë për një vit ka marrë Sadri Abazi

538
Ka një angazhim total të institucioneve, ministrive e bashkive të Edi Ramës për të dhënë miliona për Sadriun, është shprehur zëdhënësja e PD Ina Zhupa. “12 miliardë lekë ka marrë për një vit, një shumë që do të mjaftonte si pagesë papunësie për 15 mijë familje në Dibër. Ja disa nga dorovitjet, për një vit; OSHE, 940 milionë lekë për Sadriun. Ministria e Mirëqenies, 440 milionë lekë. Drejtoria e rrugëve, 562 milionë lekë. Bashkia Kavajë, 1 miliardë e 390 milionë lekë. Bashkia Patos, 120 milionë lekë. Bashkia Peqin, 180 milionë lekë. Bashkia Pukë, 230 milionë lekë Bashkia Librazhd, 84 milionë lekë. Bashkia Librazhd, 480 milionë lekë. Bashkia Tiranë, 1 miliardë e 840 milionë lekë.

 Bashkia Dibër, 870 milionë lekë. Bashkia Dibër sërish, 1 miliardë e 720 milionë lekë. Sërish Bashkia Dibër, 780 milionë lekë. Në të gjitha rastet, oligarku i Ramës paraqitet me ofertën më të lartë. Merr gjithë fondin e vënë në dispozicion”, thekson Zhupa në fjalën e saj. “Nuk ka garë, kushdo që paraqitet përballë tij skualifikohet. Shumë prej tyre Sadriu i kap si operator i vetëm. Vetëm në Dibër për një vit Sadriu ka marrë 3 miliardë lekë, pra ka marrë të gjithë buxhetin e Bashkisë. Merr paratë e dibranëve, dhe shkon sot atje për tu marrë dhe votën, për ta blerë atë ku të mundet sepse ai është i përbuzur nga çdo dibran. Kjo është fatura e korrupsionit e Edi Ramës me Sadriun e tij vetëm për një vit. Se kjo është skema e tij; pasuritë dhe paratë e shqiptarëve për vete, ndërsa për popullin, burgun, varfërinë dhe emigracionin. Ky sundim oligarkësh do të bjerë shumë shpejt. Dibra do të çlirohet e para, më 11 shtator, e më pas gjithë vendi”, tha Zhupa duke e përfunduar fjalën e saj me shprehjen “Shqipëria do të jetë më mirë pa hajdutët e Ramës, Shqipëria do të jetë më mirë pa Edi Ramën”.
Sigal