Dr. Ina K. Zhupa-zëdhënëse e re e PD, imazhi, mendimi dhe profili bashkëkohor i demokratëve

504
Duke vlerësuar profilin si një politikane e re me tregues personaliteti profesional, politik e shoqëror në rritje dhe me perspektiv, kontribuese aktive, intensive cilësisht ideore në strukturimin e PD, kultivuese, bartëse dhe përcjellëse e një filozofie politike moderne brenda PD e të djathtës, brenda politikës së gjeneratës së re dhe në opinionin shqiptar e ndërkombëtar, Kryetari i PDSH, zoti Lulëzim Basha, ka përzgjedhur, ka marrë vendimin dhe ka shpallur Dr. Ina K. Zhupën në detyrën e rëndësishme: Zëdhënëse e Partisë Demokratike të Shqipërisë. Që nga dje, Dr. Ina K. Zhupa është zëri politik përfaqësues i qëndrimeve të PDSH, brenda të cilës ajo gjeti hapësirat e plota për të shfaqur potencialin intelektual, kontributin shoqëror, vlerësimin e qytetarësisë që e karakterizon. Veprimtaria dhe kontributi i Dr. Ina K. Zhupa në PD, ka pasur dhe ka si tregues bazë bashkëpunimin dhe tolerancën në çdo qëndrim e debat alternativash që zhvillohet. Këtë karakteristikë, Dr. Ina K. Zhupa e ka manifestuar në shkrimet, debatet, analizat, intervistat dhe studimet shoqërore, sociale, akademike, shkencore e politike në gazetat dhe mediat shqiptare e të huaja, ku mund të përmendim analizat e detajuar e bashkëkohore me temë “Propaganda e paguar shtrenjtë, por pa vlerë”, apo një vëzhgim tepër profesional me temën “Si e kanë gjykuar qeverinë shqiptare në 2015” e po kështu temat tjera të zhvillimeve politike në Shqipëri, me objekt debati e analizash, lidhur me reformën në drejtësi, me ecurinë ekonomike, me partneritetin social, me bashkëveprimin pozitë-opozitë në shërbim të interesave kombëtare, me modelet e reja që duhet të ofroj politika shqiptare, me alternativat që ofron e djathta dhe konkretisht PD si forcë politike dominonte në shoqërinë shqiptare etj. Objekt i veprimtarisë së Dr. Ina K. Zhupa si pjesë drejtuese e politikës shqiptare me angazhim sipëror e kualitativ në PD, ka qenë dhe mbetet ideomi, konceptimi dhe zbatimi i politikës si shkencë që përcakton zhvillimet e vendit, të shoqërisë, të jetës, të ekonomisë dhe integrimit të vendit në familjen Europiane.
Profili 
Dr. Ina K. ZHUPA
E lindur në datën 20. 06. 1987 në Tiranë
 Është “Doktore e Shkencave” në Shkencat Politike, doktoratuar me vlerësim maksimal me studimin mbi për Demokratizimin dhe Vlerat e Shoqërisë Shqiptare
 Ka kryer studimet në “Master për Komunikimin Politik”, të ofruar nga Universiteti La Sapienza në Romë, në bashkëpunim me Universitetin e Tiranës. 
 Ka kryer studimet për Master Shkencash në Teori Politike dhe Bachelor në Politikë dhe në Qeverisje në Universitetin e Tiranës, vlerësuar me “Medalje Ari”, fituar për rezultate të shkëlqyera. 
 Zotëron 5 gjuhë të huaja.
 Aktualisht është pedagoge në departamentin e Shkencave Politike dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Universitetin Europian të Tiranës. 
 Me përvojë në mësimdhënie në universitete shtetërore dhe private, ku ka shërbyer edhe si Dekane e Studentëve dhe Drejtuese e Zyrës së Karrierës
 Me eksperiencë pune me projekte të ndryshme kombëtare e ndërkombëtare, si dhe në dikastere shtetërore. Është e fokusuar me kërkimin e saj shkencor, në çështje që lidhen me integrimin europian, vlerat e shoqërisë shqiptare, procesin e demokratizmit, teoritë e marrëdhënieve ndërkombëtare, qasjet dhe modelet mbi konfliktin, sfidat e tranzicionit. 
 Ka zhvilluar punë kërkimore në terren, për vëzhguar dhe monitoruar realitetin dhe për ta përpunuar atë sipas metodave të shkencave sociale
 Autore e një studimi të detajuar mbi sjelljen e votuese. 
 Ka marrë pjesë në konferenca kombëtare e ndërkombëtare.
 Ka publikuar e vazhdon të publikoj shumë artikuj shkencor në revista të njohura shkencore brenda dhe jashtë vendit.
Ina K. Zhupa, deklaron pas marrjes së detyrës së re
Është një nder dhe një përgjegjësi e madhe të jem që nga sot zëdhënësja e re e Partisë Demokratike. PD lindi dhe rritet çdo ditë si parti e rinisë, e demokracisë, e vlerave europiane dhe sot është shpresa e vetme e qytetarëve për ta nxjerrë vendin nga kriza. Ky fakt me ngarkon dhe me më shumë përgjegjësi dhe më bën dyfish krenarë për pozicionin që më kanë besuar. Falenderim dhe mirënjohje kryetarit të Partisë Demokratike zotit Lulzim Basha për besimin që më dha. Krahas vleresimit për punën e palodhur të paraardhëses time në këtë post, Oriela Nebiaj dua gjithashtu t’i uroj suksese në angazhimet e tjera të saja.
Sigal