Dr. Ina K. Zhupa, zëdhënëse e PD: Tirana, qyteti që nuk menaxhohet, trafik i tmerrshëm, por vetëm i bëhet reklamë në tv

772
Sigal

Në çdo stinë, në të gjithaditët e muajit, në të gjitha muajt e vitit, Tirana ka një trafik të tmerrshëm, ku të duhet orë të tëra,  të ndodhesh brenda në makinë, në autobusin e linjës, në taksi, të përshkosh qoftë edhe 1 kilometër distancë. Ky kaos i qarkullimit në kryeqytetin tonë, së pari ndodh, sepse mungon menaxhimi nga Bashkia e Tiranës. Shohim që në rrugë dhe rrugica të Tiranës të hapen punime rrugës, riparime trotuarës, hedhje të herëpashershme të shtresave të asfaltit, por kohët e fundit po ngushtohen edhe më shumë rrugët, për shkak të vendosjes së korsive të biçikletave, ndërkohë, që troturarët janë pushtuar nga karriket e kafeneve. Në çdo orë të ditësh, paskëtaj ndodh kaosi i trafikut.

Sikur të mos mjaftonte ky kaos, siç denoncon edhe Dr. Ina Zhupa, zëdhënësja e PD-së, rrugët dhe rrugicat  e Tiranës pushtohen edhe nga betonieret e kullave, të cilat, lëvizin në çdo orë të ditës, pa u shqetësuar askush nga Bashkia e Tiranës për kaosin e trafikut. Dr. Ina Zhupa, duke fotografuar betonieret e kullave, të cilat bllokojnë rrugët dhe rrugicat e Tiranës, në mes të ditës, shkruan: Këto betonieret e Kullave, mirë që na shkatërrojnë mjedisin me beton, po dalin edhe rrugicave dhe rrugëve të Tiranës, orar pa orar. Trafik i tmerrshëm, në një qytet që nuk menaxhohet, por vetëm i bëhet reklamë në tv.