Dr. Ina K. Zhupa: Mashtrimet e Erion Veliajt (Betonit) në lidhje me transportin publik në Tiranë ( Video)

610
Mbasi rriti cmimin e biletes së transportit publik me 10 lek në 30 dhjetor 2015, Veliaj nisi një fushate mediatike për të justifikuar këtë vendim me ndryshimet e mëdha cilësore që do ndodhnin në shërbimin urban në Tirane.
Në videot e propagandës që Veliaj shperndan nga ushtria e PR në bashki dalin mashtrime pafund që asnjëra nuk është në perputhje me realitetin. Veliaj 18 dhjetor 2016 (1 vit pas rritjes se cmimit) flet për bileten elektonike: “Do ta kapim brenda këtij viti, i hap rruge bashkisë së Tiranës që të kaloj nga sistemi mesjetar i biletes leter dhe faturinos që bërtet, në nje sistem te civilizuar që po e bejnë gjithë kombet rrotull nesh ku secili ka nje bilete elektronike dhe ben bip te kontaktori elektronik”. Keshtu me rradhe keni premtimet per nje sherbim urban qe eshte si nata me diten me ate qe gjeti, per nje flote te re autobusesh që njerezit mos te presin në rradhë dhe mos kete mbi ngarkese, për korsi te dedikuara per autobuset…
Duke jetuar cdo dite ne kete qytet, me lind detyrimi qytetar qe te vezhgoj se cfarë ka ndodhur me sherbimin urban rreth 2 vjet e 2 muaj pas rritjes se cmimeve dhe daljeve cdo ditë në tv neper urban te Veliajt.
Realitetin e shkurtit 2018 e monitoruam bashkë me ekipin tim dhe na rezulton që bileta elektronike as nuk ka fillluar edhe as nuk ka mbaruar brenda 2016 apo 2017. Eshte prap ajo e mesjetes po 10 lek më shumë. Që autobuset vonohen pafund dhe sistemi Gps që gjoja kanë nuk i sherben qytetareve për ndonjë permiresim. Qe rradhet jane të gjata në stacione, ca ja dalin te hypin ne autobusin e rradhes dhe shtypen brenda si sardele, ca nuk ja dalin dot dhe do presim gjatë perseri. Korsitë e dedikuara janë në ndonje segment shume te shkurter afer qendres por edhe ato jashtë funksionit. Inspektoret nuk duken gjëkundi dhe sistemi i pikezimit per autobuset nuk ka sjell asnje ndryshim ne sherbim nga frika e heqjes së licenses.
Bashkelidhur keni videot e propagandës që kemi pare nga Veliaj për muaj të tërë dhe videot e realitetit që jetojmë. Kujtoj ketu investigimin e BIRN që më rritjen e cmimit nga Veliaj, transporti publik në Tiranë mund të jetë aktualisht nga më të shtrenjtit në Shqipëri. Për një distancë prej dy apo tri kilometrash, udhëtarët do të duhet të paguajnë 40 lekë, ose mbi 12 lekë për kilometër, ndërkohë që për udhëtimin Tiranë-Elbasan, 40 kilometra, autobuzi kushton 150 lekë ose vetë, 3.75 lekë për kilometër.
Sigal