Dr. Halim Kosova me gratë kryefamiljare: Shëndetësinë u’a zgjidh unë që sot

482
TIRANE – Kandidati për kryebashkiak në Tiranë, Halim Kosova ka organizuar sot një takim me gratë kryefamiljare, ku ka dëgjuar problemet dhe shqetësimet e tyre. Teksa ka bashkëbiseduar me gratë kryefamiljare, Kosova është shprehur se problemet duhet të bëhen të dukshme që më pas të bëhet e mundur zgjidhja e tyre.
Kandidati i Partisë Demokratike Halim Kosova tha se do të largohej nga ky takim me mendjen tek problemet e këtyre grave, por ai premtoi se çështjen e shëndetësisë të gjitha do ta kenë të zgjidhur nga vetë ai. “Gjendjen shëndetësore e kanë të zgjidhur që sot nga unë,” – tha Kosova.
Kosova po ashtu tha se do të merret ai personalisht edhe me problemet e tjera qe ky grup shoqëror ka. “Gratë kryefamiljare sakrifikojnë për hir të fëmijëve dhe nuk e shfaqin problemin e tyre. Ky problem mund të gjejë zgjidhje vetëm nëse të gjithë së bashku, problemet që kemi t’i bëjmë të dukshme. Nëse problemet do t’i vëmë mbi tavolinë atëherë sesbën do t’i gjejmë një zgjidhje. Unë vërtet po largohem nga kjo qendër por gjithë ditën do më ngelë në mendje ajo çfarë dëgjova nga këto gra. 
Ato kërkuan çdo gjë. Unë kisha nevojë të njihesha me problemet e tyre, dhe them se ndoshta ka qenë një nga takimet më të vlefshme të gjithë fushatës. 
Le të bëjmë një shembull se si kjo kategori duhet të trajtohet në vendin tonë, prodhimi i shembullit duhet të jetë shumë lehtë i transmetueshëm edhe në vende të tjera. 
Gjendjen shëndetësore e kanë të zgjidhur që sot nga unë. Shoqëria duhet t’i kthejë sytë karshi këtij kontingjenti në vëmendje të jashtëzakonshme,” – tha Halim Kosova. 
Ndërkohë një grua kryefamiljare iu drejtua me një sugjerim Halim Kosovës duke thënë se ajo kërkonte që kryetari i bashkisë të hidhte sytë ndaj kësaj shtrese.
“Kur të vijë kryetar bashkie të shikojë nga shtresa jonë. Në cdo bashki që shkojmë ndihmën ekonomike nuk e përfitojmë fare, se na thonë nuk i plotësoni kushtet. Pastaj ka edhe nëna të tjera që i kanë fëmijët e sëmurë që nuk i plotësojnë kushtet. 
Shkollimin e lartë të mos e paguajmë si gjithë të tjerët, ose abonetë, gjërat e përditshme që hasin nënat me fëmijë jetimë,” – tha gruaja. 
Sigal