Dr. Halim Kosova: I jam veshur punës, do t’i shtrij dorën kujdo për bashkëpunim!

520
Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Tiranës, Dr. Halim Kosova, ishte për një vizitë në teatrin Eksperimental ku ka bashkëbiseduar me artistët dhe punonjës së këtij institucioni. Gjithashu zoti Kosova gjatë një takimi me të rinj të njësisë nr. 5 dhe një grupi sportistësh, ka dhënë edhe siglën e vizionit të tij duke thënë se “Sporti është vaksina, unë jam ilaçi”. Dr. Halim Kosova bëri me dije se do ndërtohet një program i posaçëm për sportin. “Të jem i sinqertë që kur emri im doli për kandidat unë i jam përveshur punës, i kam ndaluar njerëzit të më japin sinjale, qoftë edhe miq të mi, se jam i përqendruar aty ku do shkoj. Për Kryeministrin Rama shpreh konsideratë për atë që ai gjithmonë e ka vlerësuar punën time, ka lavdëruar, edhe personalisht kemi folur edhe nga afër ma ka thënë. Gjëra të vogla që ju m’i thoni nuk do ndikojnë në konsideratën, përkundrazi në bashki do t’i shtrij dorën çdo njeriu, nuk kam asnjë lloj kompleksi. Më shumë se qetësia nuk ka asgjë tjetër për fushatën”- tha ai. Duke u ndalur në pjesën e fushatës, Kosova ka premtuar se do ndërtohet sistemi i komunikimit, si bashki e ardhshme ndaj çdo grupi interesiqë do të ketë përfaqësim në Bashki, në mënyrë që talentet të kenë rrugën e hapur për ta bërë këtë qëllim. “Meqenëse vij nga sektori i shëndetësisë, vaksinë më të mirë për popullatën se sporti nuk ka. Unë si mjek dhe këta si sportistë, do infektojmë gjithë rininë që t’i ngjiten kësaj rruge që për të ardhmen e shëndetit të popullatës, i cili ka vlerë të madhe. Të shpenzojmë më mirë 5 lekë te sporti dhe të kursejmë 50 lekë për ilaçe”, tha Kosova. Vetë kreu i PD-se, Basha e ka cilësuar rininë si zemrën e Partisë Demokratike. “Rinia është zemra e Partisë Demokratike. Me të rinjtë e njësisë numër pesë për fitoren e #HalimKosoves dhe për #pune dhe dinjitet”, shkruan Basha në FB, duke postuar edhe foto të takimit.
Sigal