Dr. Halim Kosova dhe Erjon Veliaj, përballë njëri-tjetrit për bashkinë e Tiranës

825
Kreu i Partisë Demokratike Lulëzim Basha ka prezantuar dje kandidaturën e opozitës që do të garojë për kryebashkiakun e Tiranës. Ndryshe nga PS-ja që, për disa muaj rresht, u vërtit mes disa kandidaturave, madje edhe ministra aktualë, demokratët kanë qenë më të kujdeshëm dhe të pangutshëm në zgjedhjen e një personaliteti siç është dr. Halim Kosova. Prezantimi i kësaj figure të nderuar dje është pritur me entuziazëm jo vetëm nga anëtarësia dhe militantët demokratë, por edhe nga një shtresë e madhe njerëzish që shohin te dr. Kosova një figurë shumëdimensionale. 
Kush është dr. Halim Kosova
Mjeku i mirënjohur Halim Kosova është diplomuar në Fakultetin e Mjekësisë në Universiteti i Tiranës dhe ka kryer një kurs trevjeçar specializimi në Obstetri-Gjinekologji. Ka dhënë provime pasuniversitare në Obstetri-Gjinekologji, Filozofi dhe Gjenetikë Mjekësore si dhe ka bërë specializim në fushën e përdorimit të ultratingujve në Obstetri-Gjinekologji, pranë Qendrës së Diagnozës së Paralindjes në Universitetin “La Sapienza”, Romë. Dr Kosova ka realizuar për herë të parë në Shqipëri marrjen e gjakut në fetusin In-utero, në periudha të hershme të shtatzanisë, për diagnostikime të ndryshme.
Është Doktor i Shkencave Mjekësore dhe lektor në disa universitete të ndryshme brenda dhe jashtë vendit. Nga viti 2001 deri në vitin 2013 ka qenë shefi i Repartit të Obsetrikës në Spitalin “Mbretëresha Geraldinë”.
Kandidatura e Dr. Halim Kosova
Dr. Halim Kosova është simbol i Tiranës, i njeriut intelektual dhe kualifikimin e tij shkencor e ka vënë në shërbim të mjekësisë, por edhe njeriu i punës, sepse me aftësitë e tij menaxhuese ka spikatur si drejtues i institucioneve shëndetësore publike. Dr. Halim Kosova është një model i njeriut human, sepse gëzon respekt nga të gjithë qytetarët e Tiranës, të çdo moshe, ngaqë u ka shërbyer me përkushtrim. Edhe si politikan, Dr. Halim Kosova u shqua si njeri korrekt, i pakompromentueshëm, por edhe tolerant. Vetë rezultati zgjedhor që dha si kandidat i PD-së në zgjedhjet e 23 qershorit 2013, Dr. Halim Kosova në njësinë bashkiake numër 5 të Tiranës, e cila ishte bastion i së Majtës, është tregues i qartë i reputacionit të lartë që gëzon në elektorat, pavarësisht bindjeve politike. Dr. Halim Kosova është kandidatura më e përshtatshme për kryebashkiakun e Tiranës, sepse, gëzon simpati te qytetarët e Tiranës, pavarësisht bindjeve politike, ndaj Dr. Halim Kosova do të ketë votues qytetarët e Tiranës. 
Sondashi i 8 orëve të para
Dr. Halim Kosova votohet 76 %, kandidati më i preferuar
Menjëherë, pasi PD dhe PS kanë zyrtarizuar emrat e kandidatëve për kreun e Bashkisë së Tiranës, në sajtet elektronike të medias së shkruar, të të gjitha kanaleve televizive, si edhe në rrjetin social facebook, qytetarë nga e gjithë Shqipëria, dhe jo vetëm, kanë shprehur preferencat e tyre të para, për të dy kandidatët për metropolin e Tiranës, Dr. Halim Kosovën dhe zotin Erjon Veliaj. Në këto parapëlqime të para, del se kandidati Dr. Halim Kosva është më i preferuari i të gjithë qytetarëve, (pa dallime partiake, politike dhe ideologjike), të cilët kanë shprehur në mënyrë elektronike “votën” e tyre. Në të ardhmen gazeta “Telegraf”, fton të gjithë qytetarët, që kanë të drejtën e votës në Bashkinë e Tiranës, të shprehin preferencat dhe pëlqimin e tyre për kandidatët, Dr. Halim Kosova dhe zotin Erjon Veliaj në këto andresa elektronike, www.telegraf.al dhe në email [email protected], [email protected], si edhe në facebook, në andresën www.facebook/gazetatelegraf dhe gazeta “Telegraf” do të publikojë të gjitha sondazhet e qytetarëve për të dy kandidatët e bashkisë së Tiranës, Dr. Halim Kosova dhe zotin Halim Kosova. 
Historiku i zgjedhjeve për Bashkinë e Tiranës
Zgjedhjet për pushtetin vendor në 1992.
Zgjedhjet lokale u zhvilluan në dy raunde, me sistemin mazhoritar. Në raundin e parë u votua edhe për Këshillat e Rretheve dhe ato të komunave e bashkive. Në zgjedhje morën pjesë 1.405.066 nga numri total prej 1.988.795 zgjedhësish.
Zgjedhjet për bashkinë e Tiranës patën një domethënie të veçantë. PD-ja kandidoi Sali Kelmendin, një mësues i angazhuar në poste administrative në Ministrinë e Arsimit, kurse përballë tij ishte socialisti Luan Hajdaraga, gjithashtu i ardhur nga fusha pedagogjike. Kelmendi nuk kishte dhe nuk mori asnjëherë post politik në PD, kurse Hajdaraga do të ishte nënkryetar i tretë i Partisë Socialiste dhe për disa vite deputet, ministër apo zv/ministër në qeveritë e Partisë Socialiste. Vetë rezultati i votimit, një diferencë 13,90%, është tregues i lehtësisë me të cilën fitoi PD-ja dhe mbështetjes së saj në kryeqytet. 
Zgjedhjet lokale të 20 tetorit të vitit 1996
Kandidati i PD-së në Tiranë, Albert Brojka, ishte zgjedhje unanime e momentit të fundit e kryesisë së PD-së. Përballë tij PS-ja u përpoq të zgjidhte gjithashtu një kandidat civil, të papërfshirë në debatet e ashpra politike parlamentare dhe jashtëparlamentare. I tillë ishte diplomati Agim Fagu, i njohur në publik si një nga sportistët më të suksesshëm në historinë e sportit shqiptar. Në këto zgjedhje, fitues doli Albert Brojka i PD-së me 53,5 %. 

Zgjedhjet lokale të 1 tetorit 2000
Zgjedhjet lokale të 1 tetorit 2000 ishin të tretat në Shqipërinë pluraliste dhe të parat pas ardhjes së socialistëve në pushtet më 1997. Të mbajtura tre vjet pas vitit të krizës së thellë politike dhe një vit përpara zgjedhjeve parlamentare të radhës, ato u panë gjerësisht si një test i rëndësishëm politik. Edi Rama, për herë të parë kandidon për kryetar bashkie I Tiranës, përballë Besnik Mustafaj. Edi Rama fiton me 57 %, përballë Besnik Mustafaj. Edi Rama u zgjodh kandidat i PS-së për kryetar bashkie në Tiranë. Përballë tij kandidoi Besnik Mustafaj, një ndër figurat kryesore politike të PD-së. Në fillim të gushtit nisi fushata elektorale dhe Nano me Kryeministrin Meta dolën së bashkë në tur elektoral. Më 1 tetor u zhvilluan zgjedhjet lokale, në të cilat PS doli fituese që në raundin e parë, duke përfshirë edhe Bashkinë e Tiranës, kryetari i ri i Tiranës u zgjodh Edi Rama. Opozita kontestoi procesin zgjedhor si të papranueshëm dhe të manipuluar, duke pretenduar për probleme me listat e zgjedhësve. Ndërsa ndërkombëtarët kishin pothuajse të gjithë qëndrim të njëjtë ndaj procesit, duke e cilësuar si të rregullt: “edhe pse kishte disa parregullsi, por që nuk ndikuan në rezultat”. Edi Rama zhvilloi një fushatë model, përvojë e panjohur më parë në Shqipëri. Ai përdori fort imazhin e tij në fushatën elektorale. Ndërsa Mustafaj u përpoq të bëjë një fushatë të qetë, në takime të drejtpërdrejta me publikun.

Zgjedhjet lokale 2003
Zgjedhjet lokale të vitit 2003 u panë si një rast tjetër për testimin e aftësive të Shqipërisë për arritjen e standardeve për zgjedhje të lira e demokratike. Ato ishin zgjedhjet e para pas zgjidhjes konsensuale të presidentit të Republikës (korrik 2002) dhe marrëveshjes politike midis Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike. Në PS zhvillohej luftë politike brenda grupeve të kësaj partie, kjo ndikoi edhe te kandidimi i Ramës. Ish-presidenti socialist Rexhep Meidani dhe kryetari socialist i Bashkisë së Tiranës, Edi Rama, shpallën kandidimin për postin e kryetarit të PS-së, përballë kandidaturës së Nanos. Ndërkohë PD zgjedh një nga njerëzit më të fortë të saj në garë, Spartak Ngjelën. Në këtë fushate PD pati si slogan “Eja me ne”. Ngjela e fokusoi fushatën tek punët e qytetit, ndotja atmosferike, urbanistika etj Spartak Ngjela humbi po ashtu me rezultat të ndjeshëm ndonëse zgjedhjet patën problem dhe gjykata vendosi të votohej në mbi 100 qendra votimi sërish d.m.th të përsëritej votimi.

Zgjedhje lokale- 18 shkurt 2007
Kandidimi i tretë i Ramës për bashkinë e Tiranës. Tani në kushte të reja, Rama prej dy vitesh drejtonte PS-në pas largimit të Nanos me dorëheqje si pasojë e humbjes së zgjedhjeve në vitin 2005. Pas negociatash të gjata midis PS dhe LSI u vendos që opozita të shkojë e bashkuar në zgjedhjet vendore të vitit 2007. LSI mori si zona të lira shumë komuna e bashki. Rama pranoi kushtet e Metës. Në fund të vitit 2006, Edi Rama nisi një betejë për bllokimin e zgjedhjeve, të parashikuara për t’u zhvilluar në 20 dhjetor. U krijua një krizë institucionale. Tërë konturet e një partie të re të reformuar dhe me qasje plotësisht demokratike, që kërkon të çojë para vendin u rrëzuan. Presidenti duhet të dekretonte datën e zgjedhjeve dhe Rama duhet të hapte rrugë. Fatos Nano mbërriti në një takim me Berishën, nga ku u bëri thirrje socialistëve të zhbllokojnë situatën. Edi Rama pas pak javësh, pranoi të hyjë në zgjedhje. Zgjedhjet u shtynë sipas kërkesës së Ramës, për t’u zhvilluar më 18 shkurt 2007. Përballë Ramës, në Tiranë, kandidoi Sokol Olldashi i PD-së, i cili pozicionohej si një prej figurave më të forta të kësaj partie. Ai i kishte fituar të gjitha betejat elektorale, madje në terrenet më të vështira për PD-në. Kryeministri Sali Berisha shprehu mbështetjen e tij për Sokol Olldashin duke e cilësuar atë një prej politikaneve me te shkëlqyer ne radhët e PD-së. Edhe këto zgjedhje ifitoi Edi Rama, për herë të tretë. 

Zgjedhjet e 10 korrikut 2011
Zgjedhjet e 20 korrikut 2011, për bashkinë e Tiranës, u vunë përballë Edi Rama, që konkuronte për herë të katërt, si kryebashkiak i Tiranës, dhe Lulzim Basha. Fiks dy muaj pas dites se votimit bëhet i ditur dhe emri i fituesit për Bashkinë e Tiranës. Kolegji Zgjedhor rrëzoi kërkes-padinë e PS-së për pavlefshmëri të zgjedhjeve në 284 Qendra Votimi si të pabazuar në ligj, duke lënë kështu vendimin numër 1158 të KQZ-së, që nxorri Bashën fitues me 93 vota më shumë se kanditati tjetër Edi Rama. PS-ja kishte depozituar më 2 korrik pranë Kolegjit Zgjedhor kërkesë-padinë për të detyruar KQZ-në të shqyrtojë kërkesën e saj për pavlefshmëri. Ndërsa disa orë më vonë, fituesi i këtyre zgjedhjeve, Lulzim Basha doli në një konferencë për shtyp së bashku me mbështetësit e tij. Ndërkohë që Lulzim Bashës do t’i duhen 20 ditë që të hyjë në bashki, pasi duhet të marrë vërtetimin e mandatit në Gjykatën e Shkallës së Parë.
Politika
13 ministrat, 78 deputetët e maxhorancës dhe faktorët e tjerë që penalizojnë kandidatin socialist
Me Velinë PS heq dorë vullnetarisht nga bashkia e Tiranës!
Pavarësisht se kreu i PS-së dhe kryeministri aktual, Edi Rama kishte pohuar më 4 shtator 2014 në emisionin “Top – Story” se Erjon Veliaj do të jetë ministër deri në fund të mandatit, dje ka deklaruar se ai do të jetë kandidatura e maxhorancës dhe e 40 partive që i janë bashkuar koalicionit të majtë. Përpara këtij deklarimi përfundimtar, në media qarkulluan si kandidatë të mundshëm për bashkinë e Tiranës: Veliaj, Klosi, Tahiri, Kodheli, Nikolla dhe Majko. Por ndërsa Ministri i Brendshëm, Ministrja e Arsimit dhe Ministrja e Mbrojtjes i tërhoqën kandidaturat, tre të tjerët nuk dhanë asnjë prononcim, çka nënkuptonte se e synonin këtë garë. Edhe përfolja e Albana Dhimitrit, ish nënkryetare e bashkisë dhe njeriu i afër i kryeministrit, ishte më shumë një tatim pulsi se sa një kandidaturë reale.
Figura më përfaqësuese në koalicionin e majtë si Pandeli Majko, Blendi Klosi apo Monika Kryemadhi, të testuara edhe paraparakisht që garantonin fitoren e bashkisë së kryeqytetit, asnjëherë nuk u morën në konsideratë nga kryetari socialist. Edhe akuza e Ben Blushit që ky proces për zgjedhjen e kandidatëve ishte një proces që nuk bëhej nga PS-ja por vetëm nga Edi Rama, u anashkalua me nervozizëm nga kreu i Ekzekutivit shqiptar. Rrebelime të tjera deputetësh për kandidaturën në Tiranë po edhe në qarqe të tjera si në Sarandë, në Përmet, në Tepelenë, në Krujë e gjetkë prapë nuk patën ndonjë reagim nga lidershipi i majtë. 
Kush është Erjon Veliaj
Erion Veliaj lindi në Tiranë më 17.12. 1979. Studimet Bachelor i ka kryer për Shkenca Politike në Grand Valley State University në Miçigan të SHBA-së, ndërsa studimet Master në Angli pranë University of Sussex. Veliaj hyri në politikë pas një angazhimi të gjatë në shoqërinë civile, organizata ndërkombëtare dhe media. Në vitin 2003, z. Veliaj themeloi lëvizjen “MJAFT”, një organizatë që unifikoi frymën aktiviste e protestuese të rinisë shqiptare e që në vitin 2004 mori dhe çmimin e OKB-së për shoqërinë civile. Veliaj drejtoi lëvizjen “Mjaft” deri në nëntor 2007, ndërsa në 2011 iu bashkua kryesisë së PSsë si Sekretar për Rininë dhe Emigracionin. Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2013 ai u zgjodh deputet i Qarkut Gjirokastër.
Faktorët kundër
Kandidimi i Veliajt duket se nuk është pritur mirë te një pjesë e mirë e strukturave drejtuese në qendër dhe në bazë, përfshi grupin parlamentar dhe kryetarin e saj Gramoz Ruçi. Burime brenda PS, thanë për mediat, se edhe në kabinetin qeveritar, përveç i preferuar i Ramës dhe i dy-tre ministrave, ai shihej me zili dhe dyshim nga pjesa më e madhe e kabinetit qeveritar. Ministria e z. Veliaj ishte dikasteri që dispononte më shumë fonde qeveritare që shpesh merrreshin nga dikasteret e kolegëve të tij, por që asnjë prej tyre nuk guxonte që të shfaqte kurrfarë kundërshtimi.
Përplasja e parë e socialistëve, (drejtues, militantë dhe anëtarësi) me Erjon Velinë erdhi kur ai, në krye të lëvizjes “Mjaft”, me sulmet e përditshme ndaj kryeministrit Nano, arriti të krijonte probleme brenda kampit të majtë, madje ndikoi që Partia Socialiste të humbte zgjedhjet e përgjithshme parlamentare.
Përplasja e dytë erdhi kur kreu i ri i PS, Edi Rama e katapultoi si Sekretar për Rininë dhe Emigracionin duke mos repektuar kontributet dhe garën brenda FRESH-it.
Përplasja e tretë ishte midis Veliajt dhe drejtueses së re të FRESH, Elisa Spiropalit, e cila e akuzoi publikisht si manipulues të forumeve drejtuese.
Faktorë të tjerë kundër janë edhe bota akademike, lëvizja sindikaliste, shoqatata e veteranëve, Fronti i Majtë si dhe të gjitha partitë që janë rreshtuar pranë Partisë demokratike.
Pamotivimi i LSI për “skifterin” Veliaj
Kur LSI ishte në koalicion me PD-në dhe z. Veliaj ishte bërë një nga njerëzit më të rëndësishëm në PS, pas Edi Ramës, ai dallohej për sulme të përditshme në mediat e shkruara dhe vizive kundër Ilir Metës, bashkëshortes së tij dhe katër ministrave të LSI-së. Aktualisht LSI është në koalicion me PS dhe shumë gjëra të së kaluarës i ka hedhur mbrapa, por vështirë se drejtuesit e kësaj force politike, militantët dhe strukturat e bazës i kanë harruar sulmet monstruoze të “skifterit’ Erjon Veliaj. Akuzat që janë artikuluar nga njeriu i besuar i Ramës, kalonin çdo cak të luftës politike, por hynin në detaje që preknin familjarët, jetën intime, pra gjithçka e ndërtuar me thashetheme dhe fjalë rrugësh. LSI-ja si forcë e tretë parlamentare dhe me një numër të konsiderueshëm këshilltarësh, megjithëse e ka pranuar verdiktin që ka ardhur nga zgjedhje e Ramës, nuk gjendet shumë e motivuar për ta mbështetur dhe votuar këtë figurë tejet të diskretituar dhe shëmbëlltyra jofrymëzuese për të gjithë të rinjtë. 
Ministrat që nuk e mbështesin kandidadin socialist
Niko Peleshi, Zëvendëskryeministër
Saimir Tahiri, Ministër i Punëve të Brendshme
Ditmir Bushati, Ministër i Punëve të Jashtme
Klajda Gjosha, Ministër i Integrimit Evropian
Shkëlqim Cani, Ministër i Financave
Edmond Haxhinasto, Ministër i Transportit dhe Infrastrukturës
Lindita Nikolla, Ministër i Arsimit dhe Sportit
Nasip Naço, Ministër i Drejtësisë
Ilir Beqaj, Ministër i Shëndetësisë
Damian Gjiknuri, Ministër i Energjisë dhe Industrisë
Lefter Koka, Ministër i Mjedisit
Edmond Panariti, Ministër i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave
Ermonela Felaj, Ministër Shteti për Marrëdhëniet me Parlamentin
Deputetët e PS-së që nuk e mbështesin Velinë
1. Gramoz Ruçi
2. Arta Dade 
3. Vladimir Kosta
4. Anduel Xhindi
5. Blerina Gjylameti
6. Erion Braçe 
10. Esmeralda Shkjau 
11. Sadri Abazi 
12. Vexhi Muçmataj 
13. Arben Ndoka 
14. Paulin Sterkaj 
15. Namik Kopliku 
16. Piro Lutaj 
17. Anila Agalliu
18. Enkelejda Shkreli 
19. Armando Subashi 
20. Fatmir Xhafaj 
21. Pandeli Majko 
22. Vasilika Hysi 
23. Majlinda Bufi 
24. Ervin Bushati 
25. Erjeta Alhysa 
26. Blendi Klosi 
27. Ervin Koçi 
28. Ben Blushi
29. Arben Çuko
30. Xhemal Qefalia
31. Alfred Peza
32. Luljeta Arapi
33. Pjerin Ndreu
34. Parid Cara 
35. Klodiana Spahiu
36. Bashkim Fino
37. Fatmir Toçi
38. Ilir Xhakolli
39. Besnik Baraj
40. Gentian Bejko
41. Dashamir Kamberi
42. Anastas Angjeli
43. Eduart Shalsi
44. Evis Kushi 
45. Valentina Leskaj
46. Mimoza Hafizi
47. Ylli Ziçishti
48. Ilirian Pendavinji
49. Ulsi Manja 
50. Shkëlqim Cani
51. Musa Ulqini
52. Adelina Rista
53. Eduart Bejko
54. Armando Prenga
55. Rakip Suli
56. Artur Bushi
57. Andrea Marto
58. Namik Dokle
59. Mira Shehu
Deputetët e LSI që nuk e mbështetin Veliajn
1. Petrit Vasili 
2. Ilir Meta
3. Luan Rama
4. Monika Kryemadhi
5. Robert Bitri
6. Kejdi Mehmetaj
7. Piro Kapurani
8. Bujar Kllogjri
9. Përparim Spahiu
10. Miranda Rira
11. Bujar Derveni
12. Gledjon Rehovica
13. Silva Caka
14. Vangjel Tavo
15. Agron Çela
16. Shkëlqim Selami
17. Spartak Braho
18. Luan Duzha
19. Gjovalin Kadeli
Akuzat për Veliajn në krye të lëvizjes “Mjaft”
– Ka shpërdoruar fondet financiare të lëvizjes “Mjaft”. Media dhe shoqëria civile kanë denoncuar dhe kanë paraqitur në polici faktet që përfshijnë Veliajn në vjedhjen e 300 mijë eurove të fondacionit “Mjaft”. Akuza u bëmë edhe për partinë e re të drejtuar nga Veliaj, “G99” që nuk pranoi të bënte transparente transaksionet financiare.
– Ka dyshime për mënyrën e shkollimit jashtë vendit sepse gjatë kësaj periudhe ka lëvizur me disa programe të OKB nga një vend i huaj në tjetrin dhe nuk ka pasur kohë fizike për të studiuar.
Akuzat për Veliajn në postin e ministrit
– Ceremonitë madhështore të dasmës: një në Gjirokastër dhe një në Pezë. “EAG është biznesi i Erion Veliajt, për të cilin kujdeset vëllai i tij”, tha deputeti i PD-se, Gerti Bogdani, duke shtuar se “këto dokumenta që kemi këtu nga QKR, deshmojne se kompania GOGEL, zotërohet nga Arbër Veliaj, vëllai i ministrit të Mirëqënies Sociale e Rinise, ka të njëjtën adresë, të njëjtën rrugë, të njëjtën shkallë, të njëjtin apartament me kompaninë EAG, fituese e tenderit”.
– Kryerja e tenderave me prokurim të drejtpërdrejtë ku përfitues janë njërëz të afërt dhe familjarë të tij
– Ministri që ka punësuar më shumë në dikasterin e tij dhe në shumë dikastere të tjera
– Xhaxhai i Erjon Veliajt ndërtonte pa leje në urën Vajgurore, Berat.
Sigal