Dosjet e korrupsionit, mbërrijnë në Bruksel

495
C e Përgjithshëm të Anti-Mashtrimit Giovanni Kessler të KE
Hapja e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në BE do të varet nga zbatimi i reformës në Drejtësi. Ishte dhe mbetet ky kushti i vënë nga organi më i lartë i vendeve të qeverisë evropiane dhe se këtij kushti pa dyshim do ti mbeten si prioritet përmbushja e plotë e 5 prioriteteve ku pa dyshim janë edhe reforma administrative,lufta kundër korrupsionit, lufta kundër krimit, pavarësia e gjyqësorit dhe të drejtat dhe liritë themelore të njeriut,prona. Pra sikurse shihet nuk është vetëm Vetingu ai që na lejon të futemi në derën e madhe të BE, por janë edhe katër kriteret e tjera madje janë shumë shumë herë më të rëndësishme se sa vetë pastërtia e gjyqtarëve. Ky argument bazohet në faktin se nëse administrate është korrekte, nëse kthimi i pronave nuk grabitë pasurinë e tjetrit, nëse Agjencia e Prokurimeve është në lartësinë e duhur dhe jo të japë tenderë me prokurim të drejtpërdrejtë dhe me çmime në maksimum, atëherë ndoshta nuk do të kishim nevojë fare për gjyqtarë e prokurorë. Nëse droga mbushi Shqipërinë dhe fara e saj erdhi me kamion dhe leje importi nga autoriteti ushqimorë, nëse dogana do të ishte në lartësinë e duhur së bashku me anti kontrabandën ,atëherë nuk do kishim këto pasoja që jemi bërë gazi i botës. Pikërisht abuzimet dhe milionat që janë hedhur për Shqipërinë janë shpërdoruar nga faktori i brendshëm dhe ai ndërkombëtar që menaxhon këto para dhe që përfaqësohet nga zyrat e BE në Tiranë . Të hapet thesi i prokurimeve të zyrave të ndërkombëtarëve dhe grandeve dhe do të shihni se çfarë katastrofe është bërë me vendin më të varfër të shqiponjave. A nuk është tronditëse rasti pellgut naftëmbajtës në Patos-Marinëz ,dhe që po shfrytëzohet barbarisht nga Bankers Petrolium dhe aksionerët e SOROS?! A nuk është SOROS që po paguan Fondacionin Shoqëria e Hapur për të bërë ligjin për Vetingun? A është Soros dhe kompania e tij e naftës Bankers që po u shkatërron shtëpitë ? Atëherë këta gjyqtarë që do përzgjidhen sipas kritereve të Sorosit çfarë qëndrimi do mbajnë për këtë kompani që ka 10 vjet që deklaron se po del me humbje ? Po për shtëpitë që janë shkatërruar? Po për tokën që është masakruar ?
Pikërisht për këto dhe tenderët e tjerë në pyje, në rrugë, në informatikë, në arsim etj, ka shkuar të diskutojë me drejtuesit më të lartë të antimashtrimit dhe antikorrupsionit në BE, Prokurori i Përgjithshëm i Republikës së Shqipërisë Adriatik Llalla. Zyrtarët e BE u kanë dhënë firmave të huaja miliona euro projekte, të cilat ose janë zbatuar pjesërisht, ose cilësisht të dobëta dhe një pjesë kanë shpallur falimentin pak muaj pas marrjes së tenderit të dhënë nga vetë zyrtarët e BE në Tiranë. Ndaj hetimi i milionave të këtyre viteve duhet të fillojë nga zyrtarët e BE dhe kjo duhet të jetë objekt i Drejtoreshës së Ballkanit Perëndimor në Drejtorinë e Zgjerimit të BE-së Genovefa Ruiz Cavalara, e deleguara dhe e mandatuara e Komitetit për Stabilizim Asocimin Shqipëri –BE. Në njoftimi zyrtar të lëshuar nga zyrat e organit më të lartë të akuzës në Tiranë thuhet se: “ Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla, po zhvillon disa takime zyrtare në Bruksel dhe ditën e Martë ka diskutuar me Drejtorin e Përgjithshëm të Zyrës Evropiane e Anti-Mashtrimit (OLAF), z. Giovanni Kessler të Komisionit Evropian, lidhur me forcimin e bashkëpunimit në luftën kundër korrupsionit. Prokurori i Përgjithshëm i Shqipërisë, z. Llalla, informoi zotin Kessler lidhur me përpjekjet e autoriteteve shqiptare në luftën kundër korrupsionit, si edhe me masat e reja legjislative për forcimin e sistemit të drejtësisë në vendin tonë.”
“Për Prokurorin e Përgjithshëm, lufta kundër korrupsionit është një prej prioriteteve madhore të Shqipërisë për integrimin në Bashkimin Evropian. Për këtë arsye- theksoi Prokurori i Përgjithshëm- përvoja e autoriteteve të Brukselit në këtë drejtim do të shërbejë për forcimin e mekanizmave hetimorë. Zyra Evropiane Kundër Mashtrimit (OLAF) është organi i vetëm i BE-së i mandatuar për të zbuluar, hetuar dhe ndaluar mashtrimin me fondet e Bashkimit Evropian. Kjo zyrë ka një status të pavarur në funksionimin e saj dhe është pjesë e Komisionit Evropian. Drejtori i Përgjithshëm i OLAF, Giovanni Kessler është emëruar në këtë detyrë nga Komisioni Evropian në vitin 2011, për një mandat 7-vjeçar.”
Sipas gazetarëve shqiptarë që mbulojnë aktivitetin e zyrave të BE në Bruksel bëhet me dije se Kryeprokurori Shqiptar ka dërguar dosjet voluminoze të zyrtarëve të lartë të qeverisë shqiptare dhe atyre të zyrave të BE, institucioneve të tjera donatorë nga vendet e BE, si dhe ato jashtë saj por që janë të lidhura më fondacione që ushtrojnë aktivitetin në Tiranë. Kjo do të thotë se këto ditë do të kemi gati arrestimet e para të zyrtarëve të lartë të administratë shqiptare, dhe atyre që kanë për detyrë të mbrojnë rendin, qetësinë dhe të luftojnë krimin, korrupsionin dhe trafiqet. Kësaj dare nuk do t’i shpëtojnë as diplomatët e BE të lidhur me tregtarë dhe trafikantë shqiptarë. Rasti i blerjes së vilës së BE në Tiranë i përfolur në mediat Shqiptare është një ogur i zi për faktin, se ku kanë përfunduar paratë e taksapaguesve të vendeve evropiane. Kush janë ministrat, drejtorët dhe kryetarët e enteve që do provojnë qelitë e burgut? Kësaj dileme duket se i ka ardhur fundi dhe, se përpëlitjet e sektit sorosian në Tiranë ku bëjnë pjesë ministra, titullarët e lartë të shtetit dhe bashkëshortet e tyre, përfaqësues diplomatikë të akredituar në Tiranë , opinionistë mediokër pa arsim përkatës dhe të blerë nga bota e krimit dhe e trafikut të drogës dhe padronët e tyre që kanë abuzuar me shtetin dhe ligjin sot dhe vite më parë.
Sigal