Dosja “Habilaj” mbërrin në prokurori

507
Dosja e grupit kriminal “Habilaj”, e përkthyer nga specialistët e Ministrisë së Drejtësisë, ka mbërritur dje te Prokuroria e Krimeve të Rënda. Nën hetim janë rreth 40 persona, ndër të cilët edhe ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri. Në dokumentet e përkthyera gjenden edhe shumë udhëtime me automjetin e Tahirit, që ai e kishte shitur te Habilajve. Burime konfidenciale pohojnë se, rasti më tipik i përgjimeve është kur Tahiri, kthehet me ish-automjetin e tij nga Italia, krahas udhëtimeve në Greqi. Nga përgjimet rezulton se, deputeti kishte marrë në kthim makinën tip “Audi A8” në Romë dhe dyshohet se automjetin ia kishte dërguar një nga pjesëtarët e grupit të Habiljave.
Sigal