Dosja e plotë e kandidatëve për KLGJ nga avokatia, të përjashtuarit dhe kaluesit

544
Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit ka përfunduar hartimin e raportit të vlerësimit të listës së kandidatëve që plotësojnë kushtet kushtetuese dhe ligjore, dhe listës së kandidatëve të përjashtuar, për kandidatët që kanë aplikuar nga avokatia për KLGJ.

“Këto dokumente si dhe kopja e listave të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, së bashku me dokumentacionin për secilin kandidat, do t’i përcillen brenda afatit ligjor, Komisionit të përhershëm përgjegjës për çështjet ligjore në Kuvend”, thuhet në një njoftim të Kuvendit.

Lista e kandidatëve për anëtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësor nga avokatia, që plotësojnë kushtet ligjore:
1. ALBAN TORO
2. ARBEN PRIFTI
3. ARBEN VANI
4. FATMIRA LULI
5. FATOS LAZIMI
6. GENTI SINANI
7. GËZIM ALLARAJ
8. SAIMIR VISHAJ
9. SINAN TAFAJ
10. SOKOL LAMAJ

Lista e kandidatëve për anëtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësor nga avokatia, që nuk plotësojnë kushtet ligjore: 
1. ALEKSANDËR RASPOPI
2. ARBEN SPAHO
3. BETULA TOTO
4. ERMIR MEMA
5. ISMAIL UKA
7. SIMON VORFI
8. VJOLLCA PUSTINA
Dokumenti i Plotë
RAPORT PËR PROCESIN E VERIFIKIMIT NGA SEKRETARI I PËRGJITHSHËM TË PLOTËSIMIT TË KUSHTEVE LIGJORE DHE KRITEREVE PROFESIONALE E MORALEPËR KANDIDATËT PËR KËSHILLIN E LARTË GJYQËSOR NGA RRADHËT E AVOKATËVE

I. PROCESI i VERIFIKIMIT NGA SEKRETARI I PËRGJITHSHËM TË PLOTËSIMIT TË KUSHTEVE LIGJORE SIPAS NENIT 19 TË LIGJIT NR. 115/2016.

II. Procedura e ndjekur nga Sekretari i Përgjithshëm pas paraqitjes së dosjeve të kandidatëve për KLGJ nga avokatia, nga Komisioni Ad-Hoc i verifikimit dhe vlerësimit paraprak të kandidatëve.

Në mbështetje të nenit 35 të ligjit nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, Avokati i Popullit me shkresën nr. 129 Prot, datë 15.05.2017, në cilësinë e Kryetarit të Komisionit të Pavarur Ad-Hoc, të ngritur për verifikimin dhe vlerësimin paraprak të kandidatëve për Këshillin e Lartë Gjyqësor nga radhët e avokatëve, ka përcjellë pranëSekretarit të Përgjithshëm të Kuvendit të Shqipërisë, listën e 10 kandidatëve që përmbushin kriteret ligjore sipas vlerësimit të Komisionit dhe që kanë marrë pikët më të larta si dhe listën e 7 kandidatëve që nuk plotësojnë kushtet ligjore.

Gjithashtu për çdo kandidat është përcjellë dokumentacioni përkatës mbi të cilën Komisioni ka bërë verifikimin paraprak dhe vlerësimin.

Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit të Shqipërisë, në zbatim të nenit 35 të ligjit nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, pas depozitimit të listës së kandidatëve nga Avokatia për anëtar të KLGJ-së dhe dosjeve përkatëse ka filluar menjëherë punën për verifikimin e plotësimit të kushteve ligjore të kandidatëvë bazuar në parashikimet e Kushtetutës dhe nenit 19 të ligjit nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”.

Njëkohësisht, në mbështetje të nenit 286, pika 2, të ligjit nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit, në datë 15 Maj 2017, i ka përcjellë Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit kopje të dokumentacionit të depozituar nga institucioni i Avokatit të Popullit dhe të administruar për çdo kandidat në Kuvendin e Shqipërisë (shkresa 1450/1, datë 15.05.2017).

Në përmbushje të detyrimeve ligjore të përcaktuara për Sekretarin e Përgjithshëm pikat 2,3 dhe 4 të nenit 35 të ligjit të sipërcituar, ky i fundit gjatë verifikimit, ka konstatuar se disa kandidatë të cilët sipas Komisionit Ad-Hoc të Verifikimit pranë Avokatit të Popullit janë vlerësuar se plotësojnë kushtet kushtetuese dhe ligjore, kishinmangësi në dokumentacionin ligjor, që provon plotësimin e këtyre kushteve.

Për sa më sipër, Sekretari i Përgjithshëm bazuar në parashikimet e pikës 3 të nenit 35 të ligjit nr. 115/2016, u ka komunikuar këtyre kandidatëve në datë 17 Maj 2017, përmes postës elektronike personale të deklaruar në momentin dhe dokumentacionin e aplikimit, mangësitë që kanë në dosje duke vendosur një afat 5ditor në përputhje me afatin ligjor (brenda datës 22 Maj 2017) për plotësimin e dokumentacionit të kërkuar.

Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit ka informuar me shkresën nr. 1450/2 datë 17.05.2017, Operacionin Ndërkombëtar të Monitorimit, për mangësitë e konstatuara në dokumentacionin e kandidatëve që vërtetojnë plotësimin e kushteve ligjore dhe afatin e lënë në dispozicion të tyre për plotësimin e këtyre mangësive.

Në të njëjtën kohë, Sekretari i Përgjithshëm të ndihmonte kandidatët në plotësimin e dokumentacionit të munguar, brenda afatit ligjor, paralelisht iu është drejtuar zyrtarisht edhe institucioneve shtetërore përkatëse, sipas fushës së tyre të përgjegjësisë për të përcjellë këtë dokumentacion në dosjet e kandidatëve të cilët sipasKomisionit Ad-Hoc të Verifikimit pranë Avokatit të Popullit janë vlerësuar se plotësojnë kriteret kushtetuese dhe ligjore.

Konkretisht me shkresën nr. 1450/5, datë 17.05.2017, i është kërkuar informacion Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve në lidhje me gjëndjen e shlyerjes së detyrimeve tatimore nga secili prej kandidatëve duke përfshirë periudhën dhjetor 2016 deri në 17 Maj 2017. Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve është përgjigjur fillimisht me shkresën nr.11086/1, datë 22.05.2017, për situatën tatimore të çdo kandidati. Të ndodhur para faktit të mospërputhjeve të përgjigjeve për të dhënat e shkresës së Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve dhe vërtetimeve të lëshuara nga Drejtoria Rajonale Tatimore Tiranë, në mënyrë nominale për kandidatët, Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit i është drejtuar përsëri DPT-së për të verifikuar gjendjen e shlyrjes së detyrimeve tatimore për 10 (dhjetë) kandidatët dhe kthimin e një përgjigje përfundimtare. 

Në përgjigje të kërkesës së dytë të Kuvendit, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve me shkresën nr.11086/3, datë 25.5.2017, ka paraqitur gjendjen e shlyerjes së detyrimeve tatimore për çdo kandidat me sqarimin përkatës të kësaj gjëndjeje sipas legjislacionit në fuqi.

Një mangësi tjetër e konstatuar gjatë verifikimit të dokumentacionit të gjendur në dosjet e kandidatëve, lidhej me plotësimin e dokumenteve që vërtetojnë kushtin e parashikuar nga neni 19 pika 3 shkronja “ë” e ligjit nr. 115/2016, sipas të cilit kandidati nuk duhet të jetë i dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë. Ky kusht ishte vërtetuar për disa kandidatë, vetëm nëpërmjet vetëdeklarimeve të tyre. Për të bërë verifikimin e deklaratave të paraqitura për gjendjen gjyqësore, Sekretari i Përgjithshëm i është drejtuar zyrtarisht Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve. Me shkresën nr. 2267/1, datë 18.5.2017, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka paraqitur dëshmitë e penalitetit të kandidatëve për të cilën është kërkuar ky dokument.

Gjithashtu në mënyrë nominale u janë kërkuar kandidatëve plotësime të tjera të dokumentacionit sipas rastit, ku mund të përmendim paraqitjen e noterizuar të kartës së përfaqësimit të ushtrimit të profesionit të avokatit në të gjitha shkallët e gjykimit.

Në përgjigje të kërkesës së Kuvendit, vetëkandidatët në mënyrë individuale, brenda afatit 5 ditor, kanë plotësuar dosjet individuale me dokumentacionin e kërkuar. Për të gjithë këtë procedurë të ndjekur Kuvendi i Shqipërisë ka informuar në vazhdimësi Operacionin Ndërkombetar të Monitorimit me shkresën nr. 1450/29, datë 23.05.2017, duke paraqitur njëkohësisht edhe kopje të dokumentave plotësuese të dorëzuara nga kandidatët. Njëkohësisht përgjigja përfundimtare e DPT-së i është përcjellë ONM me shkresë zyrtyare në datën 25.05.2017.

B. Verifikimi i Plotësimit të kushteve ligjore nga kandidatët.
Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit, bazuar në pikat 2 dhe 3 të nenit 35 të ligjit 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, ka verifikuar nëse dokumentacioni i kandidatit është i plotë, duke kërkuar nga kandidatët plotësimet përkatëse, dhe ka verifikuar dhe vlerësuar plotësimin e kushteve të parashikuara nga Kushtetuta dhe neni 19, pika 3, i ligjit 115/2016, si dhe të dokumentacionit që shoqëron shprehjen e interesit, të parashikuar në pikën 3 të nenit 21 të po këtij ligji. 

Njoftimi për plotësimin e dokumentacionit ose paraqitjen e dokumentacionit shtesë u është dërguar kandidatëve në adresën elektronike të deklaruar.

Gjithashtu, Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit, në kuadrin e verifikimit të plotësimit të kushteve ligjore nga kandidatët, u është drejtuar me shkresë zyrtare Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve duke kërkuar konfirmimin e dokumentacionit të paraqitur si dhe informacione shtesë lidhur me kandidatët.

Plotësimi i dokumentacionit si dhe verifikimi i plotësimit të kushteve ligjore për çdo kandidat është si më poshtë:

1. Kandidati Alban Toro
Nga shqyrtimi i dosjes së kandidatit ka rezultuar se mungonte vërtetimi për shlyerjen e detyrimeve tatimore, sipas parashikimit të pikës 3, shkronja “ç”, të nenit 19 të ligjit 115/2016.

Për këtë arsye, Sekretari i Përgjithshëm i ka kërkuar kandidatit, me shkresën nr.1450/13, datë 17.5.2017, plotësimin dhe dërgimin e dokumentacionit që vërteton se ka shlyer rregullisht të gjitha detyrimet tatimore, duke përfshirë dhe periudhën nga data e paraqitjes së shprehjes së interesit pranë Avokatit të Popullit. Në përgjigje të kërkesës, nga kandidati është paraqitur vërtetimi nga Drejtoria rajonale tatimore Tiranë, për shlyerjen rregullisht të detyrimeve tatimore.

Paralelisht me kërkesën drejtuar kandidatit, Sekretari i Përgjithshëm i është drejtuar me shkresë zyrtare, nr. 1450/5, datë 17.05.2017 dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, për të kërkuar informacion për shlyerjen e detyrimeve tatimore nga secili prej kandidatëve.

Nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, me shkresë nr. 11086/3, datë 25.5.2017, është konfirmuar se kandidati Alban Toro nuk ka detyrime tatimore të pashlyera.

Në vazhdim të verifikimit të dokumentacionit të paraqitur nga kandidati, sipas kushteve ligjore të renditura në pikën 3 të nenit 19 të ligjit 115/2016, rezulton se kandidati Alban Toro :

a) është shtetas shqiptar;
b) ka përfunduar studimet universitare për drejtësi, në vitet 1991-1995;
c) është avokat i licencuar sipas ligjit;
ç) ka shlyer rregullisht të gjitha detyrimet financiare ndaj Dhomës së Avokatisë;
d) ka jo më pak se 15 vjet përvojë pune në profesion si jurist, nga të cilat të paktën në 10 vitet e fundit ka ushtruar profesionin e avokatit pa ndërprerje;
dh) është licencuar për të ushtruar profesionin pranë Gjykatës së Lartë dhe/ose Gjykatës Kushtetuese, sipas parashikimeve të ligjit “Për profesionin e avokatit”;
e) nuk ka masë disiplinore në fuqi;
ë) nuk ka qenë dënuar më parë me vendim gjyqësor të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale;
f) nuk ka mbajtur gjatë 10 viteve të fundit funksione politike në administratën publike ose pozicione drejtuese në partitë politike, sipas vetëdeklarimit që ka paraqitur kandidati;
g) nuk ka qenë anëtar, bashkëpunëtor ose i favorizuar të ish-Sigurimit të Shtetit para 2 korrikut 1991, në kuptimin e ligjit “Për të drejtën e informimit për dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë”, sipas vetëdeklarimit që ka paraqitur kandidati dhe nga shkresa zyrtare dërguar Avokatit të Popullit ngaAutoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit;
gj) nuk ka qenë bashkëpunëtor, informator ose agjent i shërbimeve të inteligjencës, sipas vetëdeklarimit që ka paraqitur kandidati;
h) në kohën e kandidimit, nuk ka asnjë anëtar të familjes, sipas kuptimit të ligjit “Për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, të detyrimeve financiare të të zgjedhurve dhe të disa nëpunësve publikë”, si dhe të afërm të shkallës së parë që është kandidat për anëtar të KLGJ, sipas vetëdeklarimit që ka paraqitur kandidati;
i) nuk është larguar nga detyra të mëparshme si gjyqtar, prokuror ose oficer i Policisë Gjyqësore me masë disiplinore;
j) nuk është kandidat i propozuar nga trupa e pedagogëve të fakulteteve të drejtësisë dhe Shkollës së Magjistraturës, si dhe nga shoqëria civile, sipas vetëdeklarimit që ka paraqitur kandidati.

Në përfundim të shqyrtimit të dokumentacionit të paraqitur nga kandidati, si dhe të verifikimit të kryer, Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit vlerëson se kandidati Alban Toro plotëson kushtet ligjore, sipas nenit 19, pika 3, të ligjit 115/2016, për të qenë anëtar i Këshillit të Lartë Gjyqësor.

2. Kandidati Arben Prifti
Nga shqyrtimi i dosjes së kandidatit ka rezultuar se mungonte vërtetimi për shlyerjen e detyrimeve tatimore, sipas parashikimit të pikës 3, shkronja “ç”, të nenit 19 të ligjit 115/2016.

Për këtë arsye, Sekretari i Përgjithshëm i ka kërkuar kandidatit, me shkresën nr.1450/14, datë 17.5.2017, plotësimin dhe dërgimin e dokumentacionit që vërteton se ka shlyer rregullisht të gjitha detyrimet tatimore, duke përfshirë dhe periudhën nga data e paraqitjes së shprehjes së interesit pranë Avokatit të Popullit.

Paralelisht me kërkesën drejtuar kandidatit, Sekretari i Përgjithshëm i është drejtuar me shkresë zyrtare, nr.1450/5, datë 17.05.2017 dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, për të kërkuar informacion për shlyerjen e detyrimeve tatimore nga secili prej kandidatëve.

Në përgjigje të kërkesës, nga kandidati është paraqitur vërtetimi nga Drejtoria rajonale tatimore Tiranë, për shlyerjen rregullisht të detyrimeve tatimore. Ndërkohë, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve me shkresë nr. 11086/3, datë 25.5.2017, ka konfirmuar se kandidati Arben Prifti ka detyrime të pashlyera në shumën 6 556 lekë, dhe afati ligjor i pagesës është data 20.7.2017.

Në vazhdim të verifikimit të dokumentacionit të paraqitur nga kandidati, sipas kushteve ligjore të renditura në pikën 3 të nenit 19 të ligjit 115/2016, rezulton se kandidati Arben Prifti:

a) është shtetas shqiptar;
b) ka përfunduar studimet universitare për drejtësi, në vitet 1990-1994, si dhe ka marrë diplomën “Master i shkencave” në vitin 2011; 
c) është avokat i licencuar sipas ligjit;
ç) ka shlyer rregullisht të gjitha detyrimet financiare ndaj Dhomës së Avokatisë;
d) ka jo më pak se 15 vjet përvojë pune në profesion si jurist, nga të cilat të paktën në 10 vitet e fundit ka ushtruar profesionin e avokatit pa ndërprerje;
dh) është licencuar për të ushtruar profesionin pranë Gjykatës së Lartë dhe/ose Gjykatës Kushtetuese, sipas parashikimeve të ligjit “Për profesionin e avokatit”;
e) nuk ka masë disiplinore në fuqi;
ë) nuk ka qenë dënuar më parë me vendim gjyqësor të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale;
f) nuk ka mbajtur gjatë 10 viteve të fundit funksione politike në administratën publike ose pozicione drejtuese në partitë politike, sipas vetëdeklarimit që ka paraqitur kandidati;

g) nuk ka qenë anëtar, bashkëpunëtor ose i favorizuar të ish-Sigurimit të Shtetit para 2 korrikut 1991, në kuptimin e ligjit “Për të drejtën e informimit për dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë”, sipas vetëdeklarimit që ka paraqitur kandidati dhe nga shkresa zyrtare dërguar Avokatit të Popullit ngaAutoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit;

gj) nuk ka qenë bashkëpunëtor, informator ose agjent i shërbimeve të inteligjencës, sipas vetëdeklarimit që ka paraqitur kandidati;

h) në kohën e kandidimit, nuk ka asnjë anëtar të familjes, sipas kuptimit të ligjit “Për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, të detyrimeve financiare të të zgjedhurve dhe të disa nëpunësve publikë”, si dhe të afërm të shkallës së parë që është kandidat për anëtar të KLGJ, sipas vetëdeklarimit që ka paraqitur kandidati;

i) nuk është larguar nga detyra të mëparshme si gjyqtar, prokuror ose oficer i Policisë Gjyqësore me masë disiplinore;j) nuk është kandidat i propozuar nga trupa e pedagogëve të fakulteteve të drejtësisë dhe Shkollës së Magjistraturës, si dhe nga shoqëria civile, sipas vetëdeklarimit që ka paraqitur kandidati.

Në përfundim të shqyrtimit të dokumentacionit të paraqitur nga kandidati, si dhe të verifikimit të kryer, Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit vlerëson se kandidati Arben Prifti plotëson kushtet ligjore, sipas nenit 19, pika 3, të ligjit 115/2016, për të qenë anëtar i Këshillit të Lartë Gjyqësor.

3. Kandidati Arben Vani
Nga shqyrtimi i dosjes së kandidatit ka rezultuar se mungonte deklarata që vërteton se nuk është kandidat i propozuar nga trupa e pedagogë, sipas parashikimit të shkronjës “j”, pikës 3, të nenit 19 të ligjit 115/2016. Gjithashtu në dosje mungonte dhe dokumenti i rinovuar i licencës për ushtrimin e profesionit të avokatit në të gjithë shkallët e gjykimit, për vitin 2017, sipas parashikimit të shkronjës “dh”, pikës 3, të nenit 19 të ligjit 115/2016.

Në përgjigje të shkresës nr.1450/8, datë 17.5.2017 të Sekretarit të Përgjithshëm, për plotësimin dhe dërgimin e dokumentacionit, kandidati ka paraqitur dokumentet e kërkuara brenda afatit ligjor 5 ditor për plotësimin e dokumentacionit.

Paralelisht me kërkesën drejtuar kandidatit, Sekretari i Përgjithshëm i është drejtuar me shkresë zyrtare, nr.1450/5, datë 17.05.2017 dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, për të kërkuar informacion për shlyerjen e detyrimeve tatimore nga secili prej kandidatëve. Nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve me shkresë nr. 11086/3, datë 25.5.2017, është konfirmuar se kandidati Arben Vani nuk ka detyrime tatimore të pashlyera.

Në vazhdim të verifikimit të dokumentacionit të paraqitur nga kandidati, sipas kushteve ligjore të renditura në pikën 3 të nenit 19 të ligjit 115/2016, rezulton se kandidati Arben Vani:

a) është shtetas shqiptar;
b) ka përfunduar studimet universitare për drejtësi, në vitet 1985-1991;
c) është avokat i licencuar sipas ligjit;
ç) ka shlyer rregullisht të gjitha detyrimet financiare ndaj Dhomës së Avokatisë;
d) ka jo më pak se 15 vjet përvojë pune në profesion si jurist, nga të cilat të paktën në 10 vitet e fundit ka ushtruar profesionin e avokatit pa ndërprerje;
dh) është licencuar për të ushtruar profesionin pranë Gjykatës së Lartë dhe/ose Gjykatës Kushtetuese, sipas parashikimeve të ligjit “Për profesionin e avokatit”;
e) nuk ka masë disiplinore në fuqi;
ë) nuk ka qenë dënuar më parë me vendim gjyqësor të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale;
f) nuk ka mbajtur gjatë 10 viteve të fundit funksione politike në administratën publike ose pozicione drejtuese në partitë politike, sipas vetëdeklarimit që ka paraqitur kandidati;

g) nuk ka qenë anëtar, bashkëpunëtor ose i favorizuar të ish-Sigurimit të Shtetit para 2 korrikut 1991, në kuptimin e ligjit “Për të drejtën e informimit për dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë”, sipas vetëdeklarimit që ka paraqitur kandidati dhe nga shkresa zyrtare dërguar Avokatit të Popullit ngaAutoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit;

gj) nuk ka qenë bashkëpunëtor, informator ose agjent i shërbimeve të inteligjencës, sipas vetëdeklarimit që ka paraqitur kandidati;

h) në kohën e kandidimit, nuk ka asnjë anëtar të familjes, sipas kuptimit të ligjit “Për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, të detyrimeve financiare të të zgjedhurve dhe të disa nëpunësve publikë”, si dhe të afërm të shkallës së parë që është kandidat për anëtar të KLGJ, sipas vetëdeklarimit që ka paraqitur kandidati;

i) nuk është larguar nga detyra të mëparshme si gjyqtar, prokuror ose oficer i Policisë Gjyqësore me masë disiplinore, sipas vetëdeklarimit që ka paraqitur kandidati;

j) nuk është kandidat i propozuar nga trupa e pedagogëve të fakulteteve të drejtësisë dhe Shkollës së Magjistraturës, si dhe nga shoqëria civile, sipas vetëdeklarimit që ka paraqitur kandidati.

Në përfundim të shqyrtimit të dokumentacionit të paraqitur nga kandidati, si dhe të verifikimit të kryer, Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit vlerëson se kandidati Arben Vani plotëson kushtet ligjore, sipas nenit 19, pika 3, të ligjit 115/2016, për të qenë anëtar i Këshillit të Lartë Gjyqësor.

4. Kandidati Fatos Lazimi
Nga shqyrtimi i dosjes së kandidatit ka rezultuar se mungonte vërtetimi për shlyerjen e detyrimeve tatimore, sipas parashikimit të pikës 3, shkronja “ç”, të nenit 19 të ligjit 115/2016.

Për këtë arsye, Sekretari i Përgjithshëm i ka kërkuar kandidatit, me shkresën nr.1450/11, datë 17.5.2017, plotësimin dhe dërgimin e dokumentacionit që vërteton se ka shlyer rregullisht të gjitha detyrimet tatimore, duke përfshirë dhe periudhën nga data e paraqitjes së shprehjes së interesit pranë Avokatit të Popullit.

Paralelisht me kërkesën drejtuar kandidatit, Sekretari i Përgjithshëm i është drejtuar me shkresë zyrtare, nr. 1450/5, datë 17.05.2017 dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, për të kërkuar informacion për shlyerjen e detyrimeve tatimore nga secili prej kandidatëve.

Në përgjigje të kërkesës, nga kandidati është paraqitur vërtetimi nga Drejtoria rajonale tatimore Tiranë, për shlyerjen rregullisht të detyrimeve tatimore. Ndërkohë, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve me shkresë nr. 11086/3, datë 25.5.2017, ka konfirmuar se kandidati Fatos Lazimi ka detyrime të pashlyera në shumën 6 556 lekë, dhe afati ligjor i pagesës është data 20.7.2017.

Lidhur me plotësimin e kushtit ligjor të parashikuar në shkronjën “ë” të pikës 3 të nenit 19 të ligjit 115/2016, që kandidati të mos ketë qenë dënuar më parë me vendim gjyqësor të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale, është konstatuar se kandidati, me vetëdeklarim, ka paraqitur plotësimin e këtij kushti. Me qëllim verifikimin e vetëdeklarimit, Sekretari i Përgjithshëm i është drejtuarDrejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, me shkresën nr.1450/3, datë 17.5.2017. Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, me shkresën nr.2267/1, datë 18.5.2017, ka paraqitur dëshminë e penalitetit të kandidatit. 

Nga verifikimi i dokumentacionit të paraqitur, ka rezultuar se kandidati Fatos Lazimi ka qenë i punësuar si oficer pranë Shërbimit Informativ Kombëtar, nga data 16 janar 1996 deri në datën 31.12.1998. Me qëllim verifikimin, sipas parashikimeve të nenit 19, pika 3, shkronja “gj”, të ligjit 115/2016, të kushtit ligjor që kandidati duhet të mos jetë bashkëpunëtor, informator ose agjent i shërbimeve të inteligjencës, Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit, me shkresë nr.1450/33, datë 26.5.2017, i është drejtuar për sqarim Shërbimit Informativ Shtetëror.Ky institucion me shkresën nr.520/1, datë 01.06.2017 argumenton se, punonjësit e shërbimit apo ish-punonjësit e Shërbimit Informativ të Shtetit, nuk përfshihen në kategorinë bashkëpunëtorëve, informatorëve ose agjentëve të shërbimeve të inteligjencës, të cilëve iu ndalohet zgjedhja në organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë.

Në vazhdim të verifikimit të dokumentacionit të paraqitur nga kandidati, sipas kushteve ligjore të renditura në pikën 3 të nenit 19 të ligjit 115/2016, rezulton se kandidati Fatos Lazimi:
a) është shtetas shqiptar;
b) ka përfunduar studimet universitare për drejtësi, në vitet 1991-1995;
c) është avokat i licencuar sipas ligjit;
ç) ka shlyer rregullisht të gjitha detyrimet financiare ndaj Dhomës së Avokatisë;
d) ka jo më pak se 15 vjet përvojë pune në profesion si jurist, nga të cilat të paktën në 10 vitet e fundit ka ushtruar profesionin e avokatit pa ndërprerje;
dh) është licencuar për të ushtruar profesionin pranë Gjykatës së Lartë dhe/ose Gjykatës Kushtetuese, sipas parashikimeve të ligjit “Për profesionin e avokatit”;
e) nuk ka masë disiplinore në fuqi;
ë) nuk ka qenë dënuar më parë me vendim gjyqësor të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale;
f) nuk ka mbajtur gjatë 10 viteve të fundit funksione politike në administratën publike ose pozicione drejtuese në partitë politike, sipas vetëdeklarimit që ka paraqitur kandidati;

g) nuk ka qenë anëtar, bashkëpunëtor ose i favorizuar të ish-Sigurimit të Shtetit para 2 korrikut 1991, në kuptimin e ligjit “Për të drejtën e informimit për dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë”, sipas vetëdeklarimit që ka paraqitur kandidati dhe nga shkresa zyrtare dërguar Avokatit të Popullit ngaAutoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit;

gj) nuk ka qenë bashkëpunëtor, informator ose agjent i shërbimeve të inteligjencës, sipas vetëdeklarimit që ka paraqitur kandidati;

h) në kohën e kandidimit, nuk ka asnjë anëtar të familjes, sipas kuptimit të ligjit “Për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, të detyrimeve financiare të të zgjedhurve dhe të disa nëpunësve publikë”, si dhe të afërm të shkallës së parë që është kandidat për anëtar të KLGJ, sipas vetëdeklarimit që ka paraqitur kandidati;

i) nuk është larguar nga detyra të mëparshme si gjyqtar, prokuror ose oficer i Policisë Gjyqësore me masë disiplinore;

j) nuk është kandidat i propozuar nga trupa e pedagogëve të fakulteteve të drejtësisë dhe Shkollës së Magjistraturës, si dhe nga shoqëria civile, sipas vetëdeklarimit që ka paraqitur kandidati.

Në përfundim të shqyrtimit të dokumentacionit të paraqitur nga kandidati, si dhe të verifikimit të kryer, Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit vlerëson se kandidati Fatos Lazimi plotëson kushtet ligjore, sipas nenit 19, pika 3, të ligjit 115/2016, për të qenë anëtar i Këshillit të Lartë Gjyqësor.

5. Kandidate Fatmira Luli
Nga shqyrtimi i dosjes së kandidates ka rezultuar se mungonte vërtetimi për shlyerjen e detyrimeve tatimore, sipas parashikimit të pikës 3, shkronja “ç”, të nenit 19 të ligjit 115/2016. Gjithashtu, ka rezultuar se formulari i vetëdeklarimit, sipas kërkesave të ligjit 138/2015“Për integritetin e personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, ka qenë i pafirmosur në disa faqe.

Për këtë arsye, Sekretari i Përgjithshëm i ka kërkuar kandidates, me shkresën nr.1450/12, datë 17.5.2017, plotësimin dhe dërgimin e dokumentacionit që vërteton se ka shlyer rregullisht të gjitha detyrimet tatimore, duke përfshirë dhe periudhën nga data e paraqitjes së shprehjes së interesit pranë Avokatit të Popullit, si dhe të formularit të vetëdeklarimit, sipas kërkesave të ligjit 138/2015. Në përgjigje të kërkesës, nga kandidatja është paraqitur vërtetimi nga Drejtoria rajonale tatimore Tiranë, si dhe formulari i vetëdeklarimit i plotësuar.

Paralelisht me kërkesën drejtuar kandidatit, Sekretari i Përgjithshëm i është drejtuar me shkresë zyrtare, nr.1450/5, datë 17.05.2017 dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, për të kërkuar informacion për shlyerjen e detyrimeve tatimore nga secili prej kandidatëve.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve me shkresë nr. 11086/3, datë 25.5.2017, ka informuar se kandidatja Fatmira Luli ka detyrime të pashlyera në shumën 21 578 lekë, nga të cilat 10 000 lekë i falen nga ligji 33/2017, datë 30.3.2017, dhe detyrimi prej 11 578 lekësh që mbetet duhet të paguhet deri në datën 20.7.2017.

Në vazhdim të verifikimit të dokumentacionit të paraqitur nga kandidatja, sipas kushteve ligjore të renditura në pikën 3 të nenit 19 të ligjit 115/2016, rezulton se kandidatja Fatmira Luli:

a) është shtetase shqiptare;
b) ka përfunduar studimet universitare për drejtësi, në vitet 1981-1985;
c) është avokat i licencuar sipas ligjit;
ç) ka shlyer rregullisht të gjitha detyrimet financiare ndaj Dhomës së Avokatisë;
d) ka jo më pak se 15 vjet përvojë pune në profesion si juriste, nga të cilat të paktën në 10 vitet e fundit ka ushtruar profesionin e avokatit pa ndërprerje;
dh) është licencuar për të ushtruar profesionin pranë Gjykatës së Lartë dhe/ose Gjykatës Kushtetuese, sipas parashikimeve të ligjit “Për profesionin e avokatit”;
e) nuk ka masë disiplinore në fuqi;
ë) nuk ka qenë dënuar më parë me vendim gjyqësor të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale;
f) nuk ka mbajtur gjatë 10 viteve të fundit funksione politike në administratën publike ose pozicione drejtuese në partitë politike, sipas vetëdeklarimit që ka paraqitur kandidati;

g) nuk ka qenë anëtar, bashkëpunëtor ose i favorizuar të ish-Sigurimit të Shtetit para 2 korrikut 1991, në kuptimin e ligjit “Për të drejtën e informimit për dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë”, sipas vetëdeklarimit që ka paraqitur kandidati dhe nga shkresa zyrtare dërguar Avokatit të Popullit ngaAutoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit;

gj) nuk ka qenë bashkëpunëtor, informator ose agjent i shërbimeve të inteligjencës, sipas vetëdeklarimit që ka paraqitur kandidati;

h) në kohën e kandidimit, nuk ka asnjë anëtar të familjes, sipas kuptimit të ligjit “Për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, të detyrimeve financiare të të zgjedhurve dhe të disa nëpunësve publikë”, si dhe të afërm të shkallës së parë që është kandidat për anëtar të KLGJ, sipas vetëdeklarimit që ka paraqitur kandidati;

i) nuk është larguar nga detyra të mëparshme si gjyqtar, prokuror ose oficer i Policisë Gjyqësore me masë disiplinore;

j) nuk është kandidat i propozuar nga trupa e pedagogëve të fakulteteve të drejtësisë dhe Shkollës së Magjistraturës, si dhe nga shoqëria civile, sipas vetëdeklarimit që ka paraqitur kandidati.

Në përfundim të shqyrtimit të dokumentacionit të paraqitur nga kandidati, si dhe të verifikimit të kryer, Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit vlerëson se kandidatja Fatmira Luli plotëson kushtet ligjore, sipas nenit 19, pika 3, të ligjit 115/2016, për të qenë anëtare e Këshillit të Lartë Gjyqësor.

6. Kandidati Genti Sinani
Nga shqyrtimi i dosjes së kandidatit ka rezultuar se mungonte vërtetimi për shlyerjen e detyrimeve tatimore, sipas parashikimit të pikës 3, shkronja “ç”, të nenit 19 të ligjit 115/2016.

Për këtë arsye, Sekretari i Përgjithshëm i ka kërkuar kandidatit, me shkresën nr.1450/10, datë 17.5.2017, plotësimin dhe dërgimin e dokumentacionit që vërteton se ka shlyer rregullisht të gjitha detyrimet tatimore, duke përfshirë dhe periudhën nga data e paraqitjes së shprehjes së interesit pranë Avokatit të Popullit.

Paralelisht me kërkesën drejtuar kandidatit, Sekretari i Përgjithshëm i është drejtuar me shkresë zyrtare, nr. 1450/5, datë 17.05.2017 dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, për të kërkuar informacion për shlyerjen e detyrimeve tatimore nga secili prej kandidatëve.

Në përgjigje të kërkesës, nga kandidati është paraqitur vërtetimi nga Drejtoria rajonale tatimore Tiranë, për shlyerjen rregullisht të detyrimeve tatimore. Gjithashtu, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve me shkresën nr. 11086/3, datë 25.5.2017, ka konfirmuar se kandidati Genti Sinani nuk ka detyrime tatimore të pashlyera.

Lidhur me plotësimin e kushtit ligjor të parashikuar në shkronjën “ë” të pikës 3 të nenit 19 të ligjit 115/2016, që kandidati të mos ketë qenë dënuar më parë me vendim gjyqësor të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale, është konstatuar se kandidati, me vetëdeklarim, ka paraqitur plotësimin e këtij kushti. Me qëllim verifikimin e vetëdeklarimit, Sekretari i Përgjithshëm i është drejtuarDrejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, me shkresën nr.1450/3, datë 17.5.2017. Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, me shkresën nr.2267/1, datë 18.5.2017, ka paraqitur dëshminë e penalitetit të kandidatit. 

Në vazhdim të verifikimit të dokumentacionit të paraqitur nga kandidati, sipas kushteve ligjore të renditura në pikën 3 të nenit 19 të ligjit 115/2016, rezulton se kandidati Genti Sinani:

a) është shtetas shqiptar;
b) ka përfunduar studimet universitare për drejtësi, në vitet 1989-1993, dhe ka përfunduar në vitin 2004, Master “Për të drejtën ndërkombëtare të krahasuar dhe biznesi ;
c) është avokat i licencuar sipas ligjit;
ç) ka shlyer rregullisht të gjitha detyrimet financiare ndaj Dhomës së Avokatisë;
d) ka jo më pak se 15 vjet përvojë pune në profesion si jurist, nga të cilat të paktën në 10 vitet e fundit ka ushtruar profesionin e avokatit pa ndërprerje;
dh) është licencuar për të ushtruar profesionin pranë Gjykatës së Lartë dhe/ose Gjykatës Kushtetuese, sipas parashikimeve të ligjit “Për profesionin e avokatit”;
e) nuk ka masë disiplinore në fuqi;
ë) nuk ka qenë dënuar më parë me vendim gjyqësor të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale;
f) nuk ka mbajtur gjatë 10 viteve të fundit funksione politike në administratën publike ose pozicione drejtuese në partitë politike, sipas vetëdeklarimit që ka paraqitur kandidati;

g) nuk ka qenë anëtar, bashkëpunëtor ose i favorizuar të ish-Sigurimit të Shtetit para 2 korrikut 1991, në kuptimin e ligjit “Për të drejtën e informimit për dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë”, sipas vetëdeklarimit që ka paraqitur kandidati dhe nga shkresa zyrtare dërguar Avokatit të Popullit ngaAutoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit;

gj) nuk ka qenë bashkëpunëtor, informator ose agjent i shërbimeve të inteligjencës, sipas vetëdeklarimit që ka paraqitur kandidati;

h) në kohën e kandidimit, nuk ka asnjë anëtar të familjes, sipas kuptimit të ligjit “Për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, të detyrimeve financiare të të zgjedhurve dhe të disa nëpunësve publikë”, si dhe të afërm të shkallës së parë që është kandidat për anëtar të KLGJ, sipas vetëdeklarimit që ka paraqitur kandidati;

i) nuk është larguar nga detyra të mëparshme si gjyqtar, prokuror ose oficer i Policisë Gjyqësore me masë disiplinore;

j) nuk është kandidat i propozuar nga trupa e pedagogëve të fakulteteve të drejtësisë dhe Shkollës së Magjistraturës, si dhe nga shoqëria civile, sipas vetëdeklarimit që ka paraqitur kandidati.

Në përfundim të shqyrtimit të dokumentacionit të paraqitur nga kandidati, si dhe të verifikimit të kryer, Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit vlerëson se kandidati Genti Sinani plotëson kushtet ligjore, sipas nenit 19, pika 3, të ligjit 115/2016, për të qenë anëtar i Këshillit të Lartë Gjyqësor.

7. Kandidati Gëzim Allaraj
Nga shqyrtimi i dosjes së kandidatit ka rezultuar se mungonte vërtetimi për shlyerjen e detyrimeve tatimore, sipas parashikimit të pikës 3, shkronja “ç”, të nenit 19 të ligjit 115/2016. Gjithashtu në dosje mungonte dhe dokumenti i rinovuar i licencës për ushtrimin e profesionit të avokatit në të gjithë shkallët e gjykimit, për vitin 2017, sipas parashikimit të shkronjës “dh”, pikës 3, të nenit 19 të ligjit 115/2016.

Për këtë arsye, Sekretari i Përgjithshëm i ka kërkuar kandidatit, me shkresën nr.1450/9, datë 17.5.2017, plotësimin dhe dërgimin e dokumentacionit që vërteton se ka shlyer rregullisht të gjitha detyrimet tatimore, duke përfshirë dhe periudhën nga data e paraqitjes së shprehjes së interesit pranë Avokatit të Popullit, si dhe licencën për ushtrimin e profesionit të avokatit në të gjithë shkallët e gjykimit, për vitin 2017.

Në përgjigje të shkresës nr.1450/9, datë 17.5.2017 të Sekretarit të Përgjithshëm, për plotësimin dhe dërgimin e dokumentacionit, kandidati ka paraqitur vërtetim nga Drejtoria rajonale tatimore Tiranë, për shlyerjen rregullisht të detyrimeve tatimore, si dhe licencën për ushtrimin e profesionit të avokatit në të gjithë shkallët e gjykimit, për vitin 2017.

Paralelisht me kërkesën drejtuar kandidatit, Sekretari i Përgjithshëm i është drejtuar me shkresë zyrtare, nr.1450/5, datë 17.05.2017 dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, për të kërkuar informacion për shlyerjen e detyrimeve tatimore nga secili prej kandidatëve.

Në përgjigje të kërkesës, nga kandidati është paraqitur vërtetimi nga Drejtoria rajonale tatimore Tiranë, për shlyerjen rregullisht të detyrimeve tatimore. Ndërkohë, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve me shkresë nr. 11086/3, datë 25.5.2017, ka informuar se kandidati Gëzim Allaraj ka detyrime të pashlyera në shumën 270 805 lekë, nga të cilat 264 249 lekë falen nga ligji 33/2017, dhe shuma e mbetur prej 6 556 lekësh duhet të paguhet deri në datën 20.7.2017.

Në vazhdim të verifikimit të dokumentacionit të paraqitur nga kandidati, sipas kushteve ligjore të renditura në pikën 3 të nenit 19 të ligjit 115/2016, rezulton se kandidati Gëzim Allaraj:

a) është shtetas shqiptar;
b) ka përfunduar studimet universitare për drejtësi, në vitet 1994-1998;
c) është avokat i licencuar sipas ligjit;
ç) ka shlyer rregullisht të gjitha detyrimet financiare ndaj Dhomës së Avokatisë;
d) ka jo më pak se 15 vjet përvojë pune në profesion si jurist, nga të cilat të paktën në 10 vitet e fundit ka ushtruar profesionin e avokatit pa ndërprerje;
dh) është licencuar për të ushtruar profesionin pranë Gjykatës së Lartë dhe/ose Gjykatës Kushtetuese, sipas parashikimeve të ligjit “Për profesionin e avokatit”;
e) nuk ka masë disiplinore në fuqi;
ë) nuk ka qenë dënuar më parë me vendim gjyqësor të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale;
f) nuk ka mbajtur gjatë 10 viteve të fundit funksione politike në administratën publike ose pozicione drejtuese në partitë politike, sipas vetëdeklarimit që ka paraqitur kandidati;
g) nuk ka qenë anëtar, bashkëpunëtor ose i favorizuar të ish-Sigurimit të Shtetit para 2 korrikut 1991, në kuptimin e ligjit “Për të drejtën e informimit për dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë”, sipas vetëdeklarimit që ka paraqitur kandidati dhe nga shkresa zyrtare dërguar Avokatit të Popullit ngaAutoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit;

gj) nuk ka qenë bashkëpunëtor, informator ose agjent i shërbimeve të inteligjencës, sipas vetëdeklarimit që ka paraqitur kandidati;

h) në kohën e kandidimit, nuk ka asnjë anëtar të familjes, sipas kuptimit të ligjit “Për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, të detyrimeve financiare të të zgjedhurve dhe të disa nëpunësve publikë”, si dhe të afërm të shkallës së parë që është kandidat për anëtar të KLGJ, sipas vetëdeklarimit që ka paraqitur kandidati;

i) nuk është larguar nga detyra të mëparshme si gjyqtar, prokuror ose oficer i Policisë Gjyqësore me masë disiplinore;

j) nuk është kandidat i propozuar nga trupa e pedagogëve të fakulteteve të drejtësisë dhe Shkollës së Magjistraturës, si dhe nga shoqëria civile, sipas vetëdeklarimit që ka paraqitur kandidati.

Në përfundim të shqyrtimit të dokumentacionit të paraqitur nga kandidati, si dhe të verifikimit të kryer, Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit vlerëson se kandidati Gëzim Allaraj plotëson kushtet ligjore, sipas nenit 19, pika 3, të ligjit 115/2016, për të qenë anëtar i Këshillit të Lartë Gjyqësor.

8. Kandidati Saimir Vishaj
Nga shqyrtimi i dosjes së kandidatit Saimir Vishaj ka rezultuar se mungonte vërtetimi për shlyerjen e detyrimeve tatimore, sipas parashikimit të pikës 3, shkronja “ç”, të nenit 19 të ligjit 115/2016.

Për këtë arsye, Sekretari i Përgjithshëm i ka kërkuar kandidatit, me shkresën nr.1450/15, datë 17.5.2017, plotësimin dhe dërgimin e dokumentacionit që vërteton se ka shlyer rregullisht të gjitha detyrimet tatimore, duke përfshirë dhe periudhën nga data e paraqitjes së shprehjes së interesit pranë Avokatit të Popullit.

Paralelisht me kërkesën drejtuar kandidatit, Sekretari i Përgjithshëm i është drejtuar me shkresë zyrtare, nr.1450/5, datë 17.05.2017 dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, për të kërkuar informacion për shlyerjen e detyrimeve tatimore nga secili prej kandidatëve.

Në përgjigje të kërkesës, nga kandidati është paraqitur vërtetimi nga Drejtoria rajonale tatimore Tiranë, për shlyerjen rregullisht të detyrimeve tatimore. Ndërkohë, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve me shkresë nr. 11086/3, datë 25.5.2017, ka informuar se kandidati Saimir Vishaj ka detyrime të pashlyera në shumën 12 694 lekë, dhe afati ligjor i pagesës është data 20.7.2017.

Në vazhdim të verifikimit të dokumentacionit të paraqitur nga kandidati, sipas kushteve ligjore të renditura në pikën 3 të nenit 19 të ligjit 115/2016, rezulton se kandidati Saimir Vishaj:
a) është shtetas shqiptar;
b) ka përfunduar studimet universitare për drejtësi, në vitet 1991-1996;
c) është avokat i licencuar sipas ligjit;
ç) ka shlyer rregullisht të gjitha detyrimet financiare ndaj Dhomës së Avokatisë;
d) ka jo më pak se 15 vjet përvojë pune në profesion si jurist, nga të cilat të paktën në 10 vitet e fundit ka ushtruar profesionin e avokatit pa ndërprerje;
dh) është licencuar për të ushtruar profesionin pranë Gjykatës së Lartë dhe/ose Gjykatës Kushtetuese, sipas parashikimeve të ligjit “Për profesionin e avokatit”;
e) nuk ka masë disiplinore në fuqi;
ë) nuk ka qenë dënuar më parë me vendim gjyqësor të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale;
f) nuk ka mbajtur gjatë 10 viteve të fundit funksione politike në administratën publike ose pozicione drejtuese në partitë politike, sipas vetëdeklarimit që ka paraqitur kandidati;

g) nuk ka qenë anëtar, bashkëpunëtor ose i favorizuar të ish-Sigurimit të Shtetit para 2 korrikut 1991, në kuptimin e ligjit “Për të drejtën e informimit për dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë”, sipas vetëdeklarimit që ka paraqitur kandidati dhe nga shkresa zyrtare dërguar Avokatit të Popullit ngaAutoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit;

gj) nuk ka qenë bashkëpunëtor, informator ose agjent i shërbimeve të inteligjencës, sipas vetëdeklarimit që ka paraqitur kandidati;

h) në kohën e kandidimit, nuk ka asnjë anëtar të familjes, sipas kuptimit të ligjit “Për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, të detyrimeve financiare të të zgjedhurve dhe të disa nëpunësve publikë”, si dhe të afërm të shkallës së parë që është kandidat për anëtar të KLGJ, sipas vetëdeklarimit që ka paraqitur kandidati;

i) nuk është larguar nga detyra të mëparshme si gjyqtar, prokuror ose oficer i Policisë Gjyqësore me masë disiplinore;

j) nuk është kandidat i propozuar nga trupa e pedagogëve të fakulteteve të drejtësisë dhe Shkollës së Magjistraturës, si dhe nga shoqëria civile, sipas vetëdeklarimit që ka paraqitur kandidati.

Në përfundim të shqyrtimit të dokumentacionit të paraqitur nga kandidati, si dhe të verifikimit të kryer, Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit vlerëson se kandidati Saimir Vishaj plotëson kushtet ligjore, sipas nenit 19, pika 3, të ligjit 115/2016, për të qenë anëtar i Këshillit të Lartë Gjyqësor.

9. Kandidati Sinan Tafaj
Nga shqyrtimi i dosjes së kandidatit ka rezultuar se mungonte vërtetimi për shlyerjen e detyrimeve tatimore, sipas parashikimit të pikës 3, shkronja “ç”, të nenit 19 të ligjit 115/2016, si dhe një deklaratë që kandidati nuk është larguar nga detyra të mëparshme si gjyqtar, prokuror ose oficer i policisë gjyqësore, me masë disiplinore.

Për këtë arsye, Sekretari i Përgjithshëm i ka kërkuar kandidatit, me shkresën nr.1450/7, datë 17.5.2017, plotësimin dhe dërgimin e dokumentacionit që vërteton se ka shlyer rregullisht të gjitha detyrimet tatimore, duke përfshirë dhe periudhën nga data e paraqitjes së shprehjes së interesit pranë Avokatit të Popullit, si dhe deklaratën që kandidati nuk është larguar nga detyra të mëparshme si gjyqtar, prokuror ose oficer i policisë gjyqësore, me masë disiplinore.

Në përgjigje të shkresës nr.1450/7, datë 17.5.2017 të Sekretarit të Përgjithshëm, për plotësimin dhe dërgimin e dokumentacionit, kandidati ka paraqitur dokumentet e kërkuara brenda afatit ligjor 5 ditor për plotësimin e dokumentacionit.

Paralelisht me kërkesën drejtuar kandidatit, Sekretari i Përgjithshëm i është drejtuar me shkresë zyrtare, nr.1450/5, datë 17.05.2017 dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, për të kërkuar informacion për shlyerjen e detyrimeve tatimore nga secili prej kandidatëve.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve me shkresë nr. 11086/3, datë 25.5.2017, ka informuar se kandidati Sinan Tafaj ka detyrime të pashlyera në shumën 125 000 lekë, detyrime të cilat falen sipas ligjit nr.33/2017, datë 30.3.2017.

Në vazhdim të verifikimit të dokumentacionit të paraqitur nga kandidati Sinan Tafaj, sipas kushteve ligjore të renditura në pikën 3 të nenit 19 të ligjit 115/2016, rezulton se kandidati:

a) është shtetas shqiptar;
b) ka përfunduar studimet universitare për drejtësi, në vitet 1978-1982 dhe ka marrë gradën shkencore “Doktor i shkencave juridike” në vitin 1999;
c) është avokat i licencuar sipas ligjit;
ç) ka shlyer rregullisht të gjitha detyrimet financiare ndaj Dhomës së Avokatisë;
d) ka jo më pak se 15 vjet përvojë pune në profesion si jurist, nga të cilat të paktën në 10 vitet e fundit ka ushtruar profesionin e avokatit pa ndërprerje;
dh) është licencuar për të ushtruar profesionin pranë Gjykatës së Lartë dhe/ose Gjykatës Kushtetuese, sipas parashikimeve të ligjit “Për profesionin e avokatit”;
e) nuk ka masë disiplinore në fuqi;
ë) nuk ka qenë dënuar më parë me vendim gjyqësor të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale;
f) nuk ka mbajtur gjatë 10 viteve të fundit funksione politike në administratën publike ose pozicione drejtuese në partitë politike, sipas vetëdeklarimit që ka paraqitur kandidati;

g) nuk ka qenë anëtar, bashkëpunëtor ose i favorizuar të ish-Sigurimit të Shtetit para 2 korrikut 1991, në kuptimin e ligjit “Për të drejtën e informimit për dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë”, sipas vetëdeklarimit që ka paraqitur kandidati dhe nga shkresa zyrtare dërguar Avokatit të Popullit ngaAutoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit;

gj) nuk ka qenë bashkëpunëtor, informator ose agjent i shërbimeve të inteligjencës, sipas vetëdeklarimit që ka paraqitur kandidati;

h) në kohën e kandidimit, nuk ka asnjë anëtar të familjes, sipas kuptimit të ligjit “Për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, të detyrimeve financiare të të zgjedhurve dhe të disa nëpunësve publikë”, si dhe të afërm të shkallës së parë që është kandidat për anëtar të KLGJ, sipas vetëdeklarimit që ka paraqitur kandidati;

i) nuk është larguar nga detyra të mëparshme si gjyqtar, prokuror ose oficer i Policisë Gjyqësore me masë disiplinore;

j) nuk është kandidat i
Sigal