Dosja e Elvis Rroshit shkon në Gjykatën e Tiranës

490
Sigal

Gjykata e Tiranës pranoi kërkesën për gjykim ndaj ish-kryetarit të Bashkisë së Kavajës, Elvis Rroshi. Ai akuzohet nga prokuroria për falsifikim të dokumenteve, në formularin e dekriminalizimit, ku Roshi kishte shënuar se nuk kishte pasur precedentë të mëparshëm penale. Por, nga verifikimi i prokurorisë rezultoi se ndaj Roshit ishin vendosur disa masa sigurimi, ndalime dhe dëbime në Itali, Zvicër dhe Gjermani. Prej më shumë se një muaji, kjo gjykatë nuk kishte vendosur nëse do të pranonte kërkesën për gjykim ndaj ish-kryebashkiakut. Shkak për zvarritjen e këtij procesi paraprak ishte dilema se kush gjykatë ishte kompetente për të gjykuar Rroshin, ajo e Kavajës apo Gjykata e Tiranës.