Sigal

Vetëm 3 ditë pasi Prokuroria për Krime të Rënda vendosi të mos hetojë anëtarët e bandës së Elbasanit, Suel Çela, Enea Bekteshi dhe Klemend Xhaferri, dhe t’ia kalojë për kompetencë Prokurorisë së Elbasanit, kjo e fundit e ka rikthyer sërish dosjen në Tiranë për shkak të shkeljeve proceduriale që konstatohen në veprimet e kryera nga prokurori Gentian Osmani.

Një ping-pong procedural, ndërmjet strukturave në varësi të Kryeprokurores së Përkohshme Arta Marku, i cili nis me shkresën e firmosur nga zv.drejtuesi i Krimeve të Rënda, Gentian Osmani, krijon të gjitha mundësitë që 3 personat e arrestuar të fitojnë shumë shpejt lirinë, për shkak të përfundimit të afateve të paraburgimit. Pak ditë më parë, “Boldnews.al” siguroi në mënyrë ekskluzive dokumentin e nënshkruar nga Gent Osmani, me anën e të cilit njoftohej Gjykata për Krime të Rënda se nuk do të vijonin më hetimet për 3 personat e arrestuar për veprën penale të “vrasjes së punonjësit të policisë”, mbetur në tentativë.