Dosja “CEZ”, Balla përmend 9 emra të njohur: Doni peshq të mëdhenj, ja ku i keni

562
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Taulant Balla në një deklaratë për shtyp e rikthen edhe njëherë në vëmendje cështjen “CEZ” që sipas tij po mbyllet nga prokuroria.
Ndërsa e vë gishtin tek prokurorët, ai përmend 9 emra njerëzish të njohur që kanë lidhje me atë që e quan skandalin më të madh në 27 vjet. Nga ish-kryeministri Berisha, tek djali i tij, ministra e drejtorë, duhet të hetohen u shpreh Balla.
“Si u mbyllka dosja pa u hetuar Sali Berisha, Nue Nik Kalaj, Genc Ruli, Ridvan Bode, Florion Mima, Eno Bozdo, Ledina Mandija ish-avokate e shtetit, Shkëlzen Berisha, Bujar Nepravishta drejtori i ERE”,- u shpreh ai.
Ndërsa kërkoi hetim të drejtë, në fund të fjalës së tij, ai nuk kurseu të thoshte se pikërisht këta janë “peshq të mëdhenj”. “Doni peshq të mëdhenj, ja ku i keni”,- u shpreh deputeti socialist.
Sigal