‘Dosja 184 dhe 339 kapja e Edi Ramës’/ Kryemadhi: ‘30 qershori e dielë e zakonshme, nuk ka zgjedhje’

113

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi i ka dërguar një mesazh të qartë Edi Ramës, që zgjedhje më 30 qershor nuk do të ketë.

“Dhe pavarësisht, 30 qershori do të jetë një ditë e dielë e zakonshme sepse nuk do të ketë zgjehdje, edhe pse Rama thotë që do të ketë zgjedhje.

Ne nuk pengojmë zgjedhjet, se nuk do të ketë zgjedhje.

Heshtja e ndërkombëtarëve për dosjet 184 dhe 339, është mbështeteja më e madhe që u jep shqiptarëvse sepse dosja 184 dhe 339 është kapja e Edi Ramës.

Këtë dosje do ta gjykojnë drejtësia shqiptare, dhe jo ndërkombëtarët.

Dua të them 184 dhe 339 është fillimi i fundit të Ramës, sepse siç e nisi ashtu edhe do të përfundojë.

Do isha shumë i lumtura që z. Meta ti kthehej jetës normale politike.

Z. Rama ka një problem të madh personal, por makthet e veta që ka që nga rinia deri më sot nuk ia shërojmë. Po të jetë për të sharë ne kemi fjalor më të pasur, zgjidhja për ti dhënë bukë shqiptarëve nuk është sharja, por alternativa.

Por sot jam e kënaqur sepse ka më mijëra shqiptarët në një Shqipëri të rrudhur në këto vite.