Doshi sërish akuza: Ndryshime në qeveri,ministrat të konsumuar

450
Sigal

TIRANE – Deputeti i Partisë Socialiste Tom Doshi ka vijuar edhe ditën e sotme akuzat e tij ndaj qeverisë, dhe më kryesisht ndaj kabinetit të ministrat. Në përfundim të mbledhjes së radhës së Komisionit të Ligjeve, deputeti Doshi është shprehur se sipas tij, kjo qeveri, pjesë e së cilës është edhe ai, ka nevojë për ndryshime.

Sipas deputetit të mazhorancës, shumë ministra janë konsumuar, dhe për këtë fakt, ka nevojë për ndryshime në kabinetin qeveritar. Por ai ka shtuar se ky nuk është një problem i tij personal, por një problem i bazës së Partisë Socialiste, e cila kërkon ndryshime në qeveri.

Ndërsa lidhur me akuzat e tij të bëra ditën e djeshme në mbledhjen e grupit parlamentar të PS, po ndaj qeverisë, Doshi është shprehur se ky ishte një gabim nga ana e kolegëve të tij që nxorrën informacionin e akuzave të tij në mbledhjen e grupit.

“Ka ardhur koha për ndryshime në qeveri. Kjo sepse shumë ministra janë konsumuar, dhe prandaj duhen ndërrruar. Ku
është shqetësim i bazës së PS dhe jo vetëm problemi im personal.  Kolegët bënë gabim që nxorrën këto gjëra nga mbledhja e grupit, e ditës së djeshme.” tha deputeti Tom Doshi

Ditën e djeshme në mbledhjen e grupit parlamentar të PS, Doshi është ankuar pasi sipas tij disa ministra nuk bashkëpunojnë me deputetët për problematika të ndryshme që shqetësojnë bazën. Doshi kërkoi që Rama të shkarkojë ata ministra që kanë performancë të dobët pune si dhe mungesë të theksuar bashkëpunim 

Tom Doshi ankohet për ministrat:Të hiqen ata me performancë të dobët

TIRANË – Deputeti socialist Tom Doshi ka qenë mjaft kritik ndaj një pjese të kabinetit qeveritar, gjate mbledhjes së sotme të grupit parlamentar socialist. Gjatë mbledhjes, Doshi ka shprehur shqetësimin se disa ministra nuk bashkëpunojnë me deputetët për problematika të ndryshme që shqetësojnë bazën.

Deputeti socialist në vijim të kritikave të tij ka deklaruar gjatë mbledhjes së mobilizimi i ministrave nuk duhet të ndodhë vetëm në prag fushatë, por gjatë gjithë mandatit. Madje, mësohet se Doshi ka shkuar deri aty sa të kërkojë që Rama të shkarkojë ata ministra që kanë performancë të dobët pune si dhe mungesë të theksuar bashkëpunimi.

Mbledhja e drejtuar nga Gramoz Ruçi ka zgjatur më pak se gjysmë ore. Ruçi mësohet t’i ketë thënë Doshit që këto kritika që shkojnë deri në akuza, deputeti socialist t’i bëjë në prani të ministrave për të cilët ka pakënaqësi, ose kur mbledhjen ta drejtojë kryeministri i vendit Edi Rama.