Doshi: Nga sot s’ka më paqe mes meje dhe Ramës

562
Sigal

TIRANE – Deklarata edhe më të forta ka dhënë deputeti socialist Tom Doshi, sot  ndërsa dilte nga salla e Parlamentit ku mbahej seanca e kësaj të enjteje. Me një fjalor mjaft të ashpër ndaj kryeministrit dhe mazhorancës, deputeti socialist i Shkodrës deklaroi “luftë” të hapur me kreun e qeverisë.  Doshi u kujdes të theksojë se e gjithë “revolta” e tij nuk është aspak personale ndaj kryeministrit, por lidhet me premtimet e pambajtura, sa i përket korrupsionit apo përkeqësimit sipas tij të situatës ekonomike në vend. Doshi e ka cilësuar më tej Ramën “mosmirënjohës dhe bukëshkelës” përballë kontributit të tij 10-vjeçar dhe fitoret që i ka dhënë socialistëve në Shkodër. “Rama do ta shikojë në zgjedhjet lokale”, tha Doshi.

“Ne premtuam fushatë për ujitjen për çdo bimë, ndërkohë në Shkodër nuk kanë ujë me pi. Unë i kam thënë që “nuk vi më për fushatë me ju kërku më votat në Shkodër nëse nuk vendoset ujësjellësit deri në zgjedhjet e ardhshme. Do i them Ramës që sot e mbrapa nuk ka më paqe mes meje dhe tij, dhe do shikojmë kush është i humbur nga kjo luftë. Kur të flas unë më tepër do t’i dridhen themelet mazhorancës dhe qeverisë. Do të jem pjesë e grupit, unë përfaqësoj elektoratin e Shkodrës, kam 10 vjet në politikë, kam drejtuar të gjitha zgjedhjet dhe dihen fitores e mazhorancës. Rama është mosmirënjohës, bukëshkelës për mua dhe ata që e votuan në Shkodër, do ta shikojë në zgjedhjet lokale. Tash sa ka filluar lufta mes meje dhe tij, nuk kam gjë personale me të, flas në emër të bazës. Pakënaqësia e popullit tij,  ekonomia është me keq se në kohën e Berishës. Po pasurohen një grup njerëzish rreth vetes. Do të jem një kritik më aktiv sesa kam qenë në opozitë”, u shpreh Doshi perballe gazetareve.
 
Nuk kam lidhje me zotin Berisha, e din Rama që dhe Berisha dhe Topalli nuk kanë fituar me mua, jo më Edi Rama. Lufta brenda llojit është si kanceri që nuk gjen shërim.

I druheni përjashtimit nga grupi? Unë kërkoj transparencë nga Edi Rama se ka premtuar që nuk do ketë korrupsion, lidhje nepotike të cilat për 1 vit e gjysëm kanë kaluar 4 vjetëshin e parë të Berishës.

Kjo nuk është hera e parë që deputeti Tom Doshi artikulon akuza të tilla kritike ndaj qeverisë. Më herët ai kërkoi ndryshime në kabinetin qeveritar, pasi sipas tij, “ministrat janë konsumuar”.

Pas akuzave të Tom Doshit të deklaruara edhe gjatë mbledhjes së tensionuar të grupit parlamentar të Partisë Socialiste të martë, Rama thirri të mërkurën rreth 20 deputetë në kryeministri. Sipas burimeve për A1Report, Rama i ka kërkuar deputetëve të angazhohen më shumë në procesin e zgjedhjeve vendore të 21 qershorit.  Mësohet se Rama u ka kërkuar mbështetje për të arritur drejt fitores, njëjtë sic ai i mbështeti para dy vitesh.

Stërkaj: Takimi me Ramën për performancën e qeverisë, nuk pati debat
Në një prononcim për gazetarët në ambientet e jashtme të Kuvendit, deputeti socialist Paulin Stërkaj foli për takimin me Ramën:

“Jemi takuar me kryeministrin për performancën e qeverisë nuk u fol, nuk pati debat. Ne jemi deputetë, nuk jemi ministra, e kemi pasur këtë takim historikisht, ishte takim normal dhe i radhës. Ne i kemi dhënë votëbesimi n kryeministrit dhe qeverisë ndryshime t i sheh vetë ai. Ne në vazhdimësi bëjmë mbledhje grupi, problemet që kemi i themi aty. Është si një familje, edhe brenda saj nuk mund të thuash që nuk ka probleme”, tha Stërkaj.