Doshi: Do të votoj ‘territorialen’ të enjten…madje të vijë dhe opozita

421
Sigal

TIRANE – Deputeti i Partisë Socialiste, Tom Doshi tha se do të jetë i pranishëm në seancën parlamentare të së enjtes kur pritet të miratohet reforma territoriale-administrative. Deputeti, i cilësuar “rebelë” ka kritikuar nëpër komisionet parlamentare projektligjin për Policinë e Shtetit, por tha se pasi zëri i tij është marrë parasysh, do të votoj pro, jo vetëm ndaj këtij projektiligji por edhe pr/ligjeve të tjera të rëndësishmë që do të kalojnë në Parlament.n“Do të jem në seancën e së enjtes dhe do të votoj pro. I bëj thirrje dhe opozitës të marrë pjesë për të votuar për të gjitha ligjet e rëndësishme, sic janë reforma terrotiriale dhe pr/ligji i KLD-së. Do ta votoj, ato pakënaqësi që kisha i shfaqa në komision dhe janë rregulluar”, u shpreh deputeti i mazhorancës për gazetarët, pas mbledhjes së komisionit të ligjeve të zhvilluar në kryesinë e Kuvendit. Deputeti i Partisë Socialiste prej 3 mandatesh, Tom Doshi si dhe deputetët e tjerë socialist Armando Prenga, Mark Frroku dhe Pjerin Ndreu nuk ishin të pranishëm në seancën e shkuar parlamentare, çka çoi në shtyrjen e projektligjit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, pasi kërkonte miratim me 84 vota.